EUROPOL refuzon kërkesën e Prokurorisë shqiptare dhe njësisë së dekriminalizimit për t'iu përgjigjur me të dhënat për të shkuarën e 5 deputetëve dhe kryebashkiakëve të dyshuar se kanë konsumuar vepra penale në Europë.
"Sillni letërporosi nëse doni informacione"
Report Tv ka mësuar se me një përgjigje të shkurtët në rrugë elektronike EUROPOL i kërkon njësisë së dekriminalizimit që nëse është e interesuar për këto të dhëna, t'i drejtohet këtij institucioni me letërporosi.
Më tej, sqarojnë burime EUROPOL ka kërkuar që të përshkruhet e detajuar qëllimi i kërkimit të këtij informacioni në zbatim të lgijit të dekriminalizimit me të cilin 5 deputetë dhe tre kryebashkiak po verifikohen në Shqipëri.
Prej më shumë se 2 muaj, Prokuroria i kish dërguar EUROPOL kërkesë për të dhëna mbi gjeneralitetet e deputetëve Aqif Rakipi, Omer Mamo, Artan Gaçi, Gledion Rehovica dhe Mhill Fufi.
Kërkesa për informacion dhe për tre kryebashkiakë
Po ashtu pjesë e listës nga ku kërkohej informacion ishin dhe kreybashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi, atij të Poliçanit Adriatik Zotkaj si dhe për kryebashkiakun e Pogradecit Eduard Kapri.
Ende Prokuroria nuk ka marrë një vendim nëse do të dërgojë letërporosi në drejtim të Zvicrës, Italisë, Greqisë për të verifikuar të dhënat e deputetëve dhe kryebashkiakëve për të cilët tashmë s'ka asnjë të dhënë se janë me probleme me të shkuarën e tyre jashtë vëndit.
Janë kërkuar informacione për deputetët
Aqif Rakipi
Omer Mamo
Artan Gaçi
Gledion Rehovica
Mhill Fufi
Kryebashkiakët
Tërmet Peçi - Kryetar i Bashkisë Tepelenë
Adriatik Zotkaj - Kryetar i Bashkisë Poliçan
Eduard Kapri - Kryetar i Bashkisë Pogradec
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO