Duaje tokën tënde, duaje grurin, bagëtitë, fshatin. Ky është motivi i banorëve të lagjes Kishnik në njësinë administrative të Podgories, si pjesë e qarkut të Korçës.
Personazh i reportazhit është bujku Fevri Rozani i cili thotë se nuk e kanë mbështetjen e shtetit me subvencione për farën e grurit, për punimin e tokës, spërkatjet që i bëhen bimëve dhe as për karburantin, çmimi i të cilit është rritur mjaft dhe fermerët e Kishnikut nuk përfitojnë tashmë asnjë lek nga shteti.
Ndiqni reportazhin Lagjia Kishnik në Podgorie, premierë të dielën, ora 13.30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.
Komente









