Dekriminalizimi/ Refuzoi dorëheqjen për fshehjen e dënimit, shkarkohet nënkryetarja e Bashkisë Shijak

Dekriminalizimi/ Refuzoi dorëheqjen për fshehjen e dënimit, shkarkohet nënkryetarja e Bashkisë Shijak

Nënkryetarja e Bashkisë së Shijakut, Shpresa Domi

Është shkarkuar nga detyra nënkryetarja e Bashkisë së Shijakut, Shpresa Domi. Shkarkimi i saj ka ardhur pas deklarimeve të rreme që Domi ka deklarua në formularin e Departamentit të Shtetit, për dekriminalizimin.

Burime të Report Tv bëjnë me dije se Domi është dënuar me vendim të formës së prerë në vitin 2006, "Për kalim malli kontrabandë", vepër penale për të cilën është dënuar me gjobë 400.000 mijë lekë. Por, në vitin 2016, kur DAP kërkoi plotësimin e formularit të dekriminalizimit, Domi nuk ka deklaruar këtë vepër penale, duke e rënduar situatën e saj juridike, për të cilën ka nisur një hetim ndaj saj për veprën penale të "Deklarimit të rremë dhe falsifikimit të vulave, firmave", duke u dënuar me 6 muaj burg, në 2016-tën.

Duke pranuar fajësinë e kësaj vepre penale, Domi ka përfituar ulje të dënimit, me 4 muaj heqje lirie dhe në përfundim të shkallëve të gjyqësorit është dënuar në 2016-tën me 60 ditë punë komunitare, kryer pranë Bashkisë Durrës.

Mësohet se institucioni ku Domi ka qenë funksionare shtetërore, nuk ka pasur dijeni mbi çështjet gjyqësore në ngarkim të nënkryetares, deri më 19 qershor të këtij viti, kur Departamenti i Administratës Shtetërore i ka dërguar një shkresë zyrtare kreut të Bashkisë së Shijakut për shkarkim e menjëhershëm nga detyra të nënkryetares Shpresa Domi. Paraprakisht, mësohet se Domit i është kërkuar të japë dorëheqjen si nënkryetare, por nuk ka pranuar, deri sa ndaj saj është ndërmarrë masë e largimit të menjëhershëm nga detyra.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë