FRANCE - Ne gjithmonë e kemi menduar Napoleon Bonapartin si sundimtar të frikshëm të Evropës, i cili u përpoq të rrëzojë gjeneralët e mëdhenj të Britanisë, por Perandori i Francës kishte edhe anën e tij të butë.

Ai e shpreh këtë në përzgjedhjen e tij për unazën e fejesës prej ari me dy gurë në formë loti, një zafir dhe një diamante, të cilën ia dhuroi Josefinës, gruas dhe perandoreshës së ardhshme të Francës. Unaza simbolizon bashkimin e çiftit përmes vendosjes së dy gurëve pranë njëri-tjetrit.


UNAZA E GRUAS NAPOLONIT

(Foto: Unaza e Fejesës)


Ky objekt i veçantë i historisë franceze do të dalë në shitje në shtëpinë e ankandit të Fontainebleu në Paris, e cila llogaritet të kapë shifrën prej 13 mijë eurosh. Më pas në 1796 Napoleoni kurorëzoi martesën me Josefinën në katedralen e Notre Damme, e cila ishte vejushë e aristokratit francez Alexandre de Beauharnais edhe pse pati kundërshtime të forta nga familja e tij pasi ajo ishte më e madhe 6 vjet më e madhe në moshë dhe kishte dy fëmijë.

Dy ditë pas martesës Napoleoni la Francën për të udhëhequr ushtrinë franceze në Itali, ku pushtimi i suksesshëm i vendit vulosi reputacionin e tij si një nga figurat dominuese në shtetin post-revolucionar dhe pas disa vitesh u shpall "Perandori i Francës”.

Cifti u nda në vitin 1810, pasi Josefina nuk mund t’i dhuronte perandorit një fëmijë, por Napoleoni nuk e harroi kurrë Josefinën duke e përmendur edhe në fjalët e tij të fundit në shtratin e vdekjes duke thënë:

“Franca, Ushtria, Kreu i ushtrisë, Josefina”.


gruaja napoleonit

(Foto: Josefine, bashkëshortja e Napoleonit)

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)