Del në ankand vepra e Van Gogh për miliona dollarë

Del në ankand vepra e Van Gogh për miliona dollarë

Piktura “Women Mending Nets in the Dunes” e Van Gogh

Një nga pikturat e para të Van Gogh, “Women Mending Nets in the Dunes”, e pikturuar nga hollandezi në Scheveningen, do të dalë në ankand në Francë dhe pritet të shitet për 5 milion euro.
Ankandi do të zhvillohet në 4 qershor. Vepra madhështore është realizuar në vitin 1882.
Rekordi botëror që mban Van Gogh është për pikturën ‘Portrait of Dr Gachet’ që është shitur për 82.5 milionë dollarë në vitin 1990. “Women Mending Nets in the Dunes” do të shitet më 4 qershor që bashku me 5 vepra të vogla të mikut të Van Gogh, Paul Gauguin.
Piktura ka qëndruar e varur në muzetë më prestigjoze të botës për 25 vite. Ajo është e frymëzuar nga jeta në fshatrat rreth Hagës dhe përmban shumë elementë që më vonë do të bëheshin simbole të punës së Van Gogh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja