'E fundosën përgjimet!' GJKKO lë në burg Jurgis Çyrbjen e bashkëpunëtorin! Avokatët: Nuk janë përdorues të Sky ECC! Ish deputeti i PS-së mbyll gojën (VIDEO)

Tirane- Gjykata e Posaçme Antikorrupsion nuk ndryshoi masën e sigurisë për ish deputetin e PS-së Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorin, Ahmet Masha, kunati i vëllait të tij, të cilët u arrestuan me urdhër të SPAK mbrëmjen e 20 tetorit 2024.

Gjyqtari Erjon Bani la në fuqi masën e sigurisë 'arrest me burg' 

Paraditen e sotme rreth orës 09:00, Çyrbja dhe Masha mbërritën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie dhe me pranga në duar. Seanca u shty për disa minuta pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me materialet e SPAK

Avokatëve nuk i është vënë në dispozicion dosja më përpara pasi sipas SPAK dosja ka ende materiale të sekretit hetimor pasi ka dhe persona të tjerë që po hetohen, kryesisht zyrtarë dhe ish zyrtarë që kanë dhënë informacione ish deputetit. Për këtë arsye gjykata ka vendosur ndalim të publikimit të dosjes pasi në komunikimet e Sky ECC janë dhe emra të personave të tjerë. Avokatët janë lejuar për 40 minuta të lexojnë materialin brenda në seancë për të përgatitur më pas mbrojtjen e tyre.

Mbyllin gojën në GJKKO
Më pas seanca ka vijuar normalisht. Avokatët kanë thënë se klienti i tyre nuk është përdorues i SkyECC. Vetë ish deputeti socialist dhe Masha nuk kanë pranuar të flasin por kanë heshtur para gjykatës. Gjyqtari pasi dëgjoi pretendimet e të dyja palëve vendosi të lërë në fuqi vendimin e dhënë pak ditë më parë.

 Akuzat
Ish deputetit socialist akuzohet per tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Jurgis Çyrbja, u ‘fundos’ pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e koduar ‘Sky ECC’, ku u zbulua se informacionet sekrete shtetërore që Çyrbja, arrinte t'i siguronte përmes zyrtarëve, ende të paidentifikuar, duke shfrytëzuar pozitën e tij si deputet ua jepet grupeve kriminale, mes tyre Altin Hajrit.

Një nga rastet e evidentuara është dhe informimi i Altin Hajrit për lëvizjet e policisë pas vrasjes së Jan Prengës, ndërsa ky i fundit i siguroi vota në qarkun e Durrësit, ku Çyrbja ishte edhe në listën e sigurt për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021.

Ndërkohë, urdhër arresti nuk është ekzekutuar ende për Altin Hajrin, pronar i kompleksit ‘Golden’, i cili prej 4 vitesh është edhe në kërkim si organizator i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës më 17 janar 2020.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:10
Jurgis Çyrbja u fundos nga Sky ECC! Gjyqtari ndalon publikimin e dosjes së ish deputetit socialist! Ka emra të tjerë zyrtarësh

Avokatët e Ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorit të tij Ahmet Masha u njohën me materialet e dosjes në seancë pasi dosja nuk u ishte vënë në dispozicion për shkak se sipas SPAK përbëjnë ende secret hetimor. 

Sipas SPAK në dosje ka dhe persona të tjerë për tu hetuar, kryesisht zyrtarë dhe ish zyrtarë që kanë dhënë informacione ish deputetit dhe ky më pas ia ka kaluar grupeve kriminale. 

GJKKO ka ndaluar dhe publikimin e dosjes pasi në komunikimet e Sky ECC janë dhe emra të personave të tjerë.

Ora 10:59
Ish deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja brenda në GJKKO! Report Tv siguron foton nga seanca brenda

1729587467_jurgisyrbja.jpg
 

Foto: Seanca në GJKKO, 22 tetor 2024

Report Tv e shqiptarja.com  siguron një foto nga brenda seancës në GJKKO ku sot po mbahet masa për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorit të tij.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme është tërhequr për vendim lidhur me masën e sigurisë ndaj Jurgis Çyrbjas. Avokati ka pretenduar se ish deputeti nuk ka qenë përdoues i Sky ECC, ndërsa vetë i akuzuari nuk la preferuar të flasë gjatë seancës.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O.Da: 22/10/2024 12:45

    Ky la mandatin se ishte semure????!!!!!! Duke prezumuar pafajesine, nese dalin te verteta ato cfare flitet, eshte e tmerrshme se kaq i ri dhe kaq i perlyer. Tmerr per kete vend. Kaq te perlyer qenkemi ne si popull qe nuk po arrijme te nxjerrim dike te paster e me deshire per te ndihmuar vertete njerezit e thjeshte???!!! Sa force paska pushteti per t'i perlyer te gjithe!!!

    Përgjigju
    • Psevalle: 22/10/2024 16:27

      Shume e drejte! Fatkeqesi per kete vend!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi