Del nga jetimorja, ‘Pa Gjurmë’ i gjen familjen! Pas 18 vitesh takohet live me nënën biologjike, Luis Sheta merr mesazhin prekës nga i vëllai

Luis Sheta doli nga jetimorja e Shkodrës, sapo mbushi 18 vjeç dhe iu drejtua emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report TV në kërkim të tre vëllezërve te tij. Ai dërgoi një mesazh në adresë të emisionit, ku rrëfente sesi u braktisën nga nëna biologjike dhe u rritën nëpër jetimore. I ftuar në studio, pasditen e kësaj të marte, ai përjetoi jo pak emocione të forta.
Luis Sheta: Do Zoti i takoj sot. Po s’i takova sot i humba shpresat...

Pas kërkimeve intensive bërë nga stafi për tre vëllezërit, u arrit në gjurmët e njërit prej tyre. Moderatorja Odeta Dume i komunikoi live Luisit lajmin e gjetjes së 12-vjeçarit, i cili ndodhej në ’Shtëpinë e Fëmijës’, Sarandë. Për shkak të rregullave institucionale, ai nuk mundi të ishte i pranishëm në studio, por dërgoi disa foto ndër vite. Emocione të forta për Luisin, ndërsa iu drejtua me fjalë zemre. ’Pa Gjurmë’ mundësoi që të dy, jo vetëm të mësonin për ekzistencën e njëri-tjetrit, por të shiheshin për herë të parë. I vëllai e surprizoi me një letër të ndjerë, ndërsa Luisi hapi zarfin me duart që i dridheshin dhe lexon mes rreshtash me lot në sy.

12-vjeçari: Përshëndetje Luis më ka marr malli. Unë mezi pres të takoj dhe të puth nga larg. Së shpejti do të largohem për të jetuar më prindërit që më kanë birësuar, por unë s’do të harroj kurrë. Jam me fat që të gjeta dhe të kam përgjithmonë në zemrën time.
Luis Sheta: Të du shumë. Inshallah përqafohena së afërmi, bashkë edhe me vëllezërit e tjerë’.

Pasi njohu vëllanë e tij më të madh, 12-vjeçari mëson nga emisioni se ka edhe dy vëllezër të tjerë, për të cilët ’Pa Gjurmë’ premtoi se shumë shpejt do t’i gjejë. 
Të vështira ishin minutat në vijim, kur ’Pa Gjurmë’ surprizon 18-vjeçarin duke i sjellë në studio live nënën biologjike. Rajmonda Sheta u gjet pas shumë kërkimeve dhe përballë të birit, ajo tregon arsyet e braktisjes së katër fëmijëve. 45-vjeçarja jeton në kushte të mjerueshme në Tiranës, ndërsa gjendja e saj fizike dhe mendore nuk është fort e mirë.   

Odeta Dume: Rajmondën ne e kemi gjetur. Ajo nuk e mban mend imazhin tënd, por ka shumë dëshirë të të takojë. Ke ti dëshirë ta takosh Luis?
Luis Sheta: Po, kam dëshirë...
(Rajmonda vjen dhe hyn në sudio...qajnë të dy)

Rajmonda Sheta: Unë i dorëzova në jetimore se nuk kisha mundësi të rrisja vetë. Luisin nuk e mbaja mend. Kam dashur t’i takojë, por nuk kam mundur. Nuk i kam lënë rrugëve fëmijët e mi, por kam ndenjur vetë rrugëve... Dua të rri afër djalit... (qan)

O.D./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Afrim zenelaj: 18/01/2023 17:03

    Dhe une quhem Afrim zenelaj na ka braktisur nëna dhe babai nena ime quhet lumturi kola nga Fieri jeton ne Tirane kush me ndihmon kam dhe nje vella e shtetit adoptuar ne Vlore dhe .motra e kam gjetur ju lutem kush me ndihmon per vellan e quajnë petrit xhelilaj thonë jeton ne Londër jemi nga patozi me origjine jetoi ne Vlore mamaja mësuese rusishteje fal

    Përgjigju
  • goni: 17/01/2023 22:22

    Te uroj gjith mirat Luis.... bashk me vellezerit ju uroj gjith mirat e botes

    Përgjigju
  • Erik: 17/01/2023 19:17

    Organizojani ju si televizion shkuarjen e tij ne Sarande, mos ia zgjasni me shume pritjen. Le te behen bashke vellezerit sa me pare.

    Përgjigju
    • Seli: 17/01/2023 20:54

      O zot cfar djali ylle zoti te dh ashte jete dhe shendet dhe tu realizofshin te gjitha deshirat e bukura qe ke per jeten, sa per nenen mos i merr i at se eshte me probleme por ishalla Nuk je i Bute dhe Nuk mendon te takosh njerzit e saji se Nuk e merito je.zoti qofte me ty dhe u bashkofshi te gjithe bashke.

  • Erik: 17/01/2023 19:16

    Keto jane drama te renda jete qe ta nxjerrin zemren nga vendi. Na bere te lotojme Luis. Uroj qe te bashkoheni te gjithe bashke dhe t'ia dilni ne jete. Paci fat dhe mbaresi ne jete djema.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë