Është publikuar momenti i rrëmbimit të Kozak Braçit, një personazh i njohur për adoleshentët në mediat sociale, lajmi i të cilit bëri bujë pasi u rrëmbye në një makinë nga disa të rinj. Siç shihet nga pamjet, i riu merret me dhunë nga tre persona të cilët e fusin me forcë në makinë.
Ngjarja u bë publike pak ditë më parë, ku në një video në rrjetet sociale, shihet Kozak Braçi, të cilin e kishin marrë në një makinë ‘rrëmbyesit’, të cilët e godisnin dhe i thonin që t'i kërkonte falje Fabio Dushkut, pas fyerjeve që i kishte bërë këtij të fundit live në "Instagram".
Fabio Dushku është i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasje dhe si i përfshirë në organizata terroriste. Familjarët denoncuan rrëmbimin e Kozakut, ndërkohë që ai u gjet nga policia dhe 2 prej të të rinjtë që e rrëmbyen janë shpallur në kërkim. Vëllai i Fabio Dushkut, Daniel Dushku, dyshohet se erdhi nga Greqi në Shqipëri për t’u hakmarrë.
Rasti pengmarrjes së të riut, i cili u dhunua dhe ofendua brenda një makine, ndërsa video u dha live në rrjetet sociale, ka nxjerrë në pah degradimin e një "kategorie" të rinisë që nuk ka aspak frikë të kryejë edhe vepra penale t'i ekspozojnë me krenari ato, duke dhënë një shembull shumë të keq për moshatarët. Ishin ofendimet përmes videove në rrjete sociale që çuan deri në rrëmbimin e të riut.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ E kishte marr me qira, i vendoset eksploziv godinës së personazhit të TikTok Kozak Braçi
5 Nëntor, 09:55
-
Po drejtonte makinën në gjendje të dehur, Policia i sekuestron ‘Audin’ luksoz Kozakut të TikTok-ut
16 Shtator, 12:27
-
Morën peng 22-vjeçarin pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë! E rrahën derisa i morën 30 mijë lekë (EMRAT)
12 Gusht, 11:09
-
Tiranë, 22 vjeçari merret peng nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij
2 Gusht, 10:15
-
Lirohen 11 emigrantë arabë, mbaheshin të lidhur, dhunoheshin me shkop e kërcënoheshin me armë për 50 mijë euro (VIDEO)
26 Korrik, 16:27
-
Angli/ I dënuar 32 vite për vrasje, shqiptari bën apel për para në TikTok! Kozaku i premton 2000 euro
9 Qershor, 18:20
-
Tiranë/ Merret peng me forcë një 20-vjeçar, arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)
20 Maj, 16:55
-
Durrës/ Babai mbante peng 2 fëmijët e mitur dhe qëllonte me kallashnikov, nën efektin e drogës! Arrestohet pas negociatave me RENEA-n (VIDEO)
15 Maj, 08:08
-
Investigimi i 'Express': Tiktokerat shqiptarë që fitojnë famë duke promovuar trafikun ilegal dhe shtëpitë e barit në Angli
15 Prill, 12:27
-
Pengmarrje në një lokal në Holandë, arrestohet autori, lirohen pengjet
30 Mars, 12:14
-
Elbasan/ 68-vjeçari merret peng, një burrë e një grua e mbyllin në makinë dhe e kanosin për t’i marrë para! Vihen në pranga
28 Mars, 08:56
-
Tiranë/ Bëri sherr me djalin e tij, 50-vjeçari merr peng të miturin, e mbyll në makinë! Arrestohet bashkë me një tjetër
21 Mars, 09:38