Del VIDEO-ja, momenti i fundit kur është parë Ervis Martinaj, i shoqëruar me të dashurën dhe Jeton Lamin! Dëshmia: Është vrarë! E nxori në pritë një femër

TIRANË- Një video ka treguar lëvizjet e fundit të Ervis Martinaj, pak para se të zhdukej pa lënë gjurmë e ku askush nuk di për fatin e tij. Videoja e sjellë nga gazetarja Klodiana Lala është filmuar në momentin teksa Martinaj është parë duke u futur në një hotel në qytetin e Durrësit.

Ai shoqërohej nga agjenti i Forcave Operacionale, Jeton Lami si edhe me një vajzë të re, që thuhet se është pjesë e showbizit shqiptar. Sipas dosjes, videoja është filmuar në datën 5 gusht në orën 21:15. Lami ka hyrë i pari në hotel, ka rezervuar dhomën në emrin e tij ku ka lënë edhe numrin e telefonit dhe më pas është larguar nga aty, për t’u kthyer të nesërmen e për të marrë me makinë Martinajn dhe vajzën që e shoqëronte.

Mikesha e tij ka treguar se kontakti i fundit i Ervis Martinajt ka qenë 7 gushti.

“Hera e fundit që jemi takuar ishte mbrëmja e datës 5 gusht, ku kemi shkuar në një hotel në Durrës. Atë mbrëmje kemi qëndruar ne hotel dhe jemi larguar të nesërmen. Edhe në dy ditët në vazhdim, pra deri më datë 7 gusht kam pasur kontakte me të. Më pas kemi shkëputur çdo komunikim. Me Ervisin jam njohur në fillim të vitit 2022. Nuk kam asnjë informacion se çfarë ka ndodhur më të”, ka thënë ajo.

Shfaqja e fundit publike e Martinaj, daton të jetë më 9 gusht në Tiranë, në ambientet e një qendre tregtare pranë Zogut të Zi, vetëm disa ditë pasi ai ishte parë të lëvizte i lirë në Durrës. Ndërkohë që nga data 9 gusht, koha kur ai shfaqet në Tiranë dhe deri më 10 gusht që përkon me kallëzimin për zhdukjen e tij, nuk ka asnjë provë të ekzistencës së tij.

Data 9 gusht është përmendur edhe nga babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinajt. Ai thotë se i afërmi që shërbente si “urë lidhëse”, ka humbur kontaktet me të pikërisht në 9 gusht ku pas orës 19:30 nuk ka qenë më në linjë.  Martinaj thotë se nuk ka asnjë dijeni për personat apo vendin ku mund të jetë rrëmbyer. Personi që mbante kontakte me Martinaj, ai tregon se ndodhet jashtë shtetit.

Herën e fundit me Ervisin ka kontaktuar një njeri i afërt. Kontaktet me djalin i kam humbur më datë 9 gusht ora 19:30. Pas kësaj ore, ai nuk ka qenë në linjë. Zhdukja e tij sipas mendimit tim i takon orës 19:30 deri në orën 22:00 të datës 9 gusht 2022. Nuk kam asnjë dijeni për vendin dhe njerëzit që kanë marrë pjesë në rrëmbimin e tij. I afërmi që ka kontaktuar djalin nuk ndodhet në Shqipëri dhe mesa kam dijeni Ervisi nuk ka numër shqiptar. Zanafilla e kësaj ngjarje lidhet me shpalljen e Ervisit në kërkim për krime të trilluara nga Dumani. Sqaroj se ndërprerjen e komunikimit dhe të zhdukjes së djalit i kam marrë vesh nga i afërmi imi i cili jeton jashtë shtetit. Dyshoj se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale”, është shprehur i ati, Mustafa Martinaj.

Referuar dosjes hetimore, xhaxhai i Ervis Martinaj, Faik Martinaj thotë se zhdukja mund të ketë ardhur që pas dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe përfshirjen e tij më të tjera histori kriminale, duke vënë gishtin te Indrit Dokle.

“Unë dyshoj se zhdukja e nipit tim Ervis Martinaj ka lidhje me grupe kriminale dhe individë që i ka përfshirë Nuredin Dumani. Në këtë histori është edhe Indrit Dokle, i cili mund te ketë organizuar gjithçka lidhur me zhdukjen e nipit”, ka thënë ai.

Pas kësaj dëshmie është marrë në pyetje Dokle, i cili ka mohuar të ketë lidhje me zhdukjen e Martinajt.

“Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Dhe po kështu nuk kam asnjë konflikt me Ervis Martinaj”, ka thënë ai. 

Një nga pistat kryesore të hetimit është ekzekutimi i tij. Kjo përforcohet nga një dëshmi që ka mbërritur në Komisariatin e Kurbinit në datën 10 gusht 2022. Në dosje thuhet se Komisariati i Kurbinit ka marrë informacion nga një burim konfidencial se Martinaj i datëlindjes 6 tetor 1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Kurbin, dyshohet se është rrëmbyer dhe ekzekutuar nga kundërshtarët e tij pasi është tradhtuar dhe nxjerrë në pritë nga një femër. Dyshimet janë se Martinaj mund të jetë rrëmbyer në qytetin e Durrësit dhe më pas të jetë vrarë nga persona të paidentifikuar.

Gjithashtu, ditën e sotme u publikua edhe foto e makinës së braktisur që përdorej nga Ervis Martinaj. Makina luksoze u gjend pranë një karburanti në rrugën Durrës-Kukës e ndërsa që nuk ka të dhëna të tjera se çfarë u gjend në brendësi të këtij automjetit. Ajo se çfarë ka ndodhur mbetet ende mister. Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se policia ka një përgjigje dhe se shumë shpejt do të flitet me prova.

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:30
Del FOTO/ Makina e Ervis Martinajt 'e braktisur' në një karburant në rrugën Durrës-Kukës

1663788706_gsgs.JPG

Kjo është makina që përdorte Ervis Martinaj. Ajo është gjetur në pranë një karburanti në rrugën Durrës-Kukës, po nuk dihet se çfarë u gjend brenda saj.

Ora 21:07
Dëshmia në Polici: Ervis Martinaj është rrëmbyer dhe vrarë, e nxori në pritë një femër

 

Ervis Martinaj në vrasjen e Enton Nikaj 2015

 

Detaje të tjera kanë dalë në dritë ku sipas një burimi, Ervis Martinaj është rrëmbyer dhe vrarë. Sipas të njëjtit informacion, dyshohet se ai është nxjerrë në pritë nga një femër. 

"Më datë 10 gusht 2022 shërbimet e policisë së Drejtorisë Vendore Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë marrë informacion nga një burim konfidencial se shtetasi Ervis Mustafa Martinaj i datëlindjes 6 tetor 1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Kurbin, dyshohet se është rrëmbyer dhe ekzekutuar nga kundërshtarët e tij pasi është tradhtuar dhe nxjerrë në pritë nga një femër në proces verifikimi. Sipas të dhënave të administruara në rrugë operative, dyshohet se Ervis Martinaj mund të jetë rrëmbyer në qytetin e Durrësit dhe më pas të jetë vrarë nga persona të paidentifikuar”, ka thënë burimi në polici. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Evi: 01/10/2022 00:10

    Everest troka nga vlora e di ku eshte ervis martinaj e sigurte

    Përgjigju
  • Altin: 22/09/2022 17:28

    Qe kur u largua vis martinaj nga tirana dhe filloi te ruhej, krimi doli jashte kontrollit ne Shqiperi. Martinaj ka qene ai qe mbante ekuilibrat. Tani jane kriminela-oligarke-pushtetare bashke, hoqen visin qe kishin te vetmin pengese. Tashi duroni se perplasjen me te vogel vijne u marrin grate te shtepia. Do ta shikoni ne fushate shume shpejt

    Përgjigju
  • Ragip: 22/09/2022 14:50

    Hajt mo paska shku ne ate bote tu shkep shoowbizen jo si kto qe i vrasin tu pi kafe.????

    Përgjigju
  • Roma: 22/09/2022 09:14

    Nuk asht aspak e vertet kjo qe thot gazetarja lala makina nuk asht e visit po e pronarit te karburantit dhe ket makin ka te pakten 8 vite qe e ka dhe qe mund ta ket perdor edhe visi ket nuk e di po ajo makin sasht e braktisme dhe ndodhet ne nje pron private ku askush ska te drejt ti beje foto dhe ta publikoje si lajm

    Përgjigju
    • Anonim: 22/09/2022 12:22

      TE IKI POLICIA KEMI KETE TANI QE I GJEN NGJARJET VETE FUT HUNDET ATY KU NUK DUHET SI U FUT NATEN NE PARCELAT E KANABISIT IDJOTE FUND E KRYE TE HAP BARKUN

  • Shkodra: 22/09/2022 08:40

    Po si ka munci ky jeton lami akuzohet per shperdorim detyre ?????? Ky esht bashkpunetor duhet ndryshohet akuza

    Përgjigju
    • Tirana: 22/09/2022 20:06

      Ja do te marrin mendimin krijesave si ty tani, e asaj gorilles Klodianes, se e dini ju ne fakt si eshte dhe si duhet, keni dhe prova ju qe llomotisni si gore 24 ore! Do iu pyesin juve pa merak!

  • Aqim: 22/09/2022 08:00

    Po kujt i hyne ne sy video qe la nxjerr klodiana lala. Shqiptaret pane videon e ilir metes me bllok ne dore para 10 vitesh. Edhe ja ku eshte.

    Përgjigju
  • E tepert: 22/09/2022 07:54

    Po kujt po i pls manxhuku per kte ufon se po na e shpifni komplet. Vetem Ramushit i intereson se eshte pune e holle qe sdo shume shkolle me kuptu se ne loje jane bastet. Prandaj ne si milet pk na hyn ne xhep me shume na hyn nga pas.

    Përgjigju
  • Boom boom: 22/09/2022 05:08

    Visi ka marre peng e personalisht ka dhunu baben e Dukajve e i ka thane qe thuaju magjypve te ty qe se caj per ta. Po Dukajt jane vec ushtaret e vegjel se Visi nuk ka lan poshtersi pa ba me te tan. Ene ne Laq e Mamurras.

    Përgjigju
    • Bllok: 22/09/2022 14:06

      Artan Hoxha thoshte qe nuk ka vrare asnjeri me doren e tij. A ishte kriminel Ervis Martinaj? Nqs paska varare kaq shume pse nuk i ka dal emri asnjehere?

    • Për anonimin: 22/09/2022 13:07

      O Anonim ke harru me përmen ene nja 2 emra ktu. I ke harru apo i ke lon vet. Përmen ene atë që ka vra pa fun rne nuk ja ma kujt tja thon emrin.Ka policin ka shtetin e të 2 krahëve. Apo ju omëlson me pastiçerin që ka ai e nuk e përmen kush

    • Anonim: 22/09/2022 12:28

      SI LAT THASHETHEMET JU TE LAQIT BURRA ME LLAFAZAN DHE SPIUN , PO FUFT I HARRUAT CFAR KAN BER APO SJU KUJTOHEN FUFT QE MBRIJTEN DHE BIN LA DENIN NE MAMURRAS, JO VETEM KY PO TE GJITH SI KY TE JEN NE BURG OSE DENIMIN ME VDEKJE, DUKET, E AVDYLET , DOKLET, RECT, SHULLAZT, E TE GJITH BANDAT KRIMINALE,DUHET ENVERI TJUA SHKERDHEJ ROBT TE GJITH CUBAVE E PABUKSE ,U ULEN MALET E U NGRITEN HALET DGE FUNDERRINAT.

  • Sanu: 22/09/2022 03:18

    Shpresoj ta kene vrare, ta kene torturuar se ka bere shume krime dhe nje fund tragjik doishte pergjigjja me e mire per nje njeri kriminel dhe katil. NJe tip i tille, qe deri para pa viteve ishte nje fshatar i thjeshte, meriton ose karrige elektrike si ne Usa, ose izolim perjete ne nje dhome te erret. Por, me shume gjasa mund edhe te kete paguar miliona per t'i shpetuar policeve te korruptuar ne Shqiperi qe per nje 1000 € i japin garanci per liri.

    Përgjigju
    • Dani: 22/09/2022 12:29

      MIR DO ISHTE PER TE GJITH BANDAT JO VETEM PER KETE PSE ZINI VETEM KET NE GOJ ,PO TE GHITH HALET

  • Durrsi: 22/09/2022 00:28

    Ju camet e shijakut a mjer kush ka besu tek ju, njerzit me te poshter ju jeni pik burrnie skeni per 5 lek te shisni

    Përgjigju
    • Napolon zerva: 22/09/2022 14:04

      Po pse nuk luftojn camet ne greqi te marrin pronat apo kan frik ,,,sa per ne sy u dha pergjigje napolon zerva trim mbi trimat,,hak e patet rrac e poshter dhe te pa bes,,

    • Luli: 22/09/2022 13:07

      Çameria... Çamët ik thuajve ne sy..o Arber me ADN sllave.

  • LUshka: 21/09/2022 23:47

    Hahahahaha tani ndajeni mendjen I vrare I prere operacion plastik apo si kokrra e molles ne amerike latine... Hajde best seller hajde... Fantazi gazetareske! Jo uniforms policije Jo I ndare ne 6 pjese Jo kirurg nga Milano ne tirane prit se ka edhe Jamaica edhe Columbia o prit se do jet gjalle... Hajde hajde histori lluc ala Qalbanistan...

    Përgjigju
    • Anonim: 22/09/2022 12:31

      Ka mundesi esht ber femer ????????

  • Anisa: 21/09/2022 23:05

    NA JINI BER SI BURRI NENES ME BAB GJALL KAQ SHUM RENDESI KA KY SIKUR ESHT SKENDERBEU LAT NAM, PROPOZONI MINISTRIS SE ARSIMIT TA FUS NE LIBRIN E HISTORIS NEPER SHKOLLA SE KA HISTORI TE BUKUR MESOJN DHE KALAMAJT TAN NGA KY SI TE BEHEN TE SHKATHET , BILES BENI HISTORI ME KETA PER 30 VJET HISTORIA E POLITIKANEVE DHE E KRIMINELAVE SI TE MESONI TE VIDHNI DHE TE MERENI ME DROG , GAZETAR IDJOTER KOMPLET .

    Përgjigju
  • tironci: 21/09/2022 22:34

    Vk te q,,,,, filmin ezel, une them ta fusim si teme dhe neper shkolla se u shume interesante, na cate rroten me ket

    Përgjigju
    • Anisa: 21/09/2022 23:02

      Mir ju thua ta fusin ne lenden e historis neper 9 vjecare kan cfar mesojn femijet .

  • Ertin: 21/09/2022 22:00

    Na lodhi kjo historia e ketij ne nuk do lexojme mengjes drek dark artikuj per kete person, eshte bër e lodhshme per te gjithe edhe per ju qe shkruani artikuj. Nese ai ka vdekur u preft ne paqe, nqs jo rraseni brenda se na eshte bër ky martinovici si me qene alkapone

    Përgjigju
  • Lezhjani: 21/09/2022 21:41

    Makina gjendet në Kukës, shihet për herë të fundit në Tiranë, ka fjetur në Durrës. Hajde merre vesh ca behet me këtë histori.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive