Protestën e dhunshme të partive opozitare sot në Tiranë e ka ndjekur nga afër edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.Nëpërmjet një reagimi zyrtar, Delegacioni vlerësoi protestat qytetare paqësore si një e drejtë e çdo individi për të shprehur shqetësimet dhe pakënaqësinë, por dënoi dhunën dhe aktet e vandalizmit, që e kthejnë vendin shumë vite prapa.
"Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ndoqi nga afër tubimin e organizuar nga partitë opozitare sot në Tiranë.E drejta e qytetarëve për të shprehur shqetësimet dhe pakënaqësinë përmes protestës paqësore është një tipar thelbësor i demokracisë moderne evropiane dhe si e tillë duhet ruajtur.
U raportua një numër aktesh dhune dhe vandalizmi. Kthimi te dhuna është i papranueshëm. Shqipëria përballet me një agjendë të vështirë reformash në lidhje me procesin e integrimit të saj evropian. Ne u bëjmë thirrje gjithë partive dhe nëpunësve publikë, përfshirë veçanërisht opozitën, që ta dënojnë dhunën dhe të angazhohen në një dialog politik konstruktiv” thuhej në raportin e Delegacionit e BE-së në Shqipëri.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com