Një delegacion me deputete të Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga zv/kryetarja Klodiana Spahiu, po zhvillon një vizitë dyditore në Itali.
Gjatë ditës së sotme delegacioni u prit në një takim nga zv/presidentja e Senatit të Italisë, Maria Domenica Castellone. I pranishëm në takim ishte gjithashtu edhe zv/sekretari i Përgjithshëm i Senatit, Alessandro Goracci.
Spahiu falënderoi Castellone për pritjen e ngrohtë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer që Italia i ka dhënë Shqipërisë që prej viteve ’90.
“Përfitoj nga rasti për të shprehur vlerësimin tim për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe për angazhimin e përbashkët të të dy palëve për të forcuar partneritetin strategjik, të bazuar në lidhje të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme historike, kulturore, ekonomike dhe njerëzore.”-u shpreh znj. Spahiu.
Komente









