Dell-Prishtinës: Fundi mbikqyrjes
mbështetuni në forcat tuaja

Dell-Prishtinës: Fundi mbikqyrjes<br />mbështetuni në forcat tuaja
PRISHTINE- Ambasadori i SHBA në Kosovë Kristoder Dell ka apeluar të autoritetet kosovare që të mbeshteten të forcat e tyre pas përfundimit të procesit të mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës.
Këto deklarata diplomati amerikan në Prishtinë i bëri gjatë një konference mbi decemtralizimin e pushtetit.
“Me përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë edhe nivelet e pushtetit komunal duhet të jenë të gatshme të ballafaqohen me më shumë sfida dhe përgjegjësi” ka theksuar Dell.
Fundi i pavarësisë së mbikqyrur –deklaroi ambasadori I SHBA- kërkon përgjegjësi më të mëdha dhe mbështetje në forcat e veta.
Ambasadori amerikan ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e zyrës administrative në veri. Ky vendim sipas tij, flet më së miri për përkushtimin e qeverisë për krijimin e kushteve sa më të mira për qytetarët e saj.(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza