Metodat dhe rrugët e transportimit të lëndëve narkotike janë tashmë nga më të ndryshmet dhe të çuditshmet. Një bari, 22 vjeç nga Delvina, është arrestuar me 15 kilogramë marijuanë të cilën e kishte futur në 3 bidona qumështi.

David Ismaili, me banim në fshatin Bajkaj është arrestuar në flagrancë nga Policia e Delvinës në furgonin e linjës Gjirokastër-Delvinë në Qafën e Muzhinës.

22-vjeçari që udhëtonte i vetëm ishte nisur për në Greqi ku edhe do të transportonte marijuanën.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)