Delvinë/ Banorët prej 1 muaji e gjysmë rrezikojnë jetën në urën e shembur, nis çmontimi i saj! Prefekti Mamaj: Vendoset për 20 ditë (VIDEO)

Forcat gjeniere kanë mbërritur sot në Vanë të Delvinës për të çmontuar urën e shembur prej 44 ditësh. Prefekti i Qarkut Vlorë Flamur Mamaj pohon se ndërhyrja është e vonuar, por çmontimi i urës së shembur dhe montimi i urës së re sipas protokollit do të zgjas 20 ditë.

“Ka një procedurë protokollare për t’u çmontuar dhe montuar. Do respektojmë afatet. Është me vonesë pasi në të gjithë detyrat e ministrisë së mbrojtjes dhe fa pas reshjeve të jashtëzakonshme u spostua çmontim dhe montimi i urës së vanës. Shpresojmë që brenda 20 ditëve ura do të jetë e montuar. Janë marrë të gjitha masat dhe mbështetja e bashkisë së Delvinës do jetë çdo ditë në mbështetje të FA në problematikat që do hasin gjatë montimit dhe çmontimit të urës”, tha Mamaj.

Kryetarja e bashkisë Majlinda Qilimi thotë se gjatë kësaj kohë do të jepet zgjidhje me urën provizore. Në rast intensifikimi të reshjeve të shiut banorët e fshatit do të detyrohen të kalojnë përmes një tjetër fshati.

“Që sot herët në mëngjes kemi ardhur këtu dhe i kemi marrë të gjitha masat që të fillojë punuan dhe tua lehtësojmë punën forcave xheniere. Hap pas hapi, nëse reshjet do pakësohen do ndërtojmë rrugën dytësore që kishim ndërtuar për banorët dhe mjetet e vogla që ta bëjmë të aksesueshme kalimin e banorëve nga ana tjetër. Nëse reshjet intensifikohen do jetë rruga dytësore që kalon nga krekëza. Fshati s’do jetë i izoluar dhe veprimtaria e banorëve s’do të ndërpritet”, tha ajo.

Gjatë një muaji e gjysmë banorët e Vanës janë detyruar të kalojnë mes për mes lumit të Kalasës ose mbi urën e shembur, duke rrezikuar jetën dhe dukë shënuar incidente.

Ura metalike, që lidh fshatin Vanë me rrugën nacionale Delvinë-Sarandë, u ndërtua në 2017 nga forcat e ushtrisë. Në 2019, sërish u desh ndërhyrja e ushtrisë, si pasojë e përmbytjeve, ndërsa dy javë më parë u shemb për herë të tretë, duke mos përballuar peshën e një automjeti të tonazhit të rëndë.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë