DELVINË- Rreth 33 bimë narkotike  të mbjella në varrezat e fshatit Çlirim në Delvinë nga dy vëllezër janë asgjësuar ditën e djeshme nga policia .Eduard Asllan Troka, 30-vjeç është arrestuar  në flagrancë nga policia pasi në varrezat e fshatit kishte mbjellë bimët deri në lartësinë 11 cm.

Ndërkohë që vëllai i tij Viktor Mustafa Çako, 22-vjeç është shpallur në kërkim.

Policia i asgjësoi bimët narkotike me djegie dhe po punon për kapjen dhe arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)