Delvinë-Një vajzë 4 vjeçe ka mbërritur me urgjencë në Tiranë me helikopter pasi ka konsumuar gabimisht ilaçet e tensionit të gjyshes së saj. 

Vajza 4-vjeçare me inicialet F.A, u dërgua fillimisht në spitalin e Sarandës, por mjekët e kanë dërguar me urgjencë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kasapaj të Delvinës .

Vajza jetonte në shtëpi me gjyshërit. Burime për Report Tv nga spitali bëjnë me dije se vajza ka shkuar në gjendje intoksikacioni.  Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.