Reshjet e ditëve të fundit kanë krijuar një sërë problematikash në të gjithë territorin e Qakut të Lezhës. Për të riparuar dëmet e shkaktuara, Emergjencat Civile kanë kërkuar ndihmën e ushtrisë.
Janë rreth 200 forca ushtarake, sëbashku me mjete të rënda, të cilët prej disa ditësh janë dislokuar në Lezhë, duke punuar për rikthimin e normalitetit në shumë zona ku janë konstatuar probleme.
Shefi i Emergjencave Civile në Prefekturen e Lezhës Ndrek Mhillaj thotë se ndërhyrje ka patur në argjinatura, rrugë dhe ura të dëmtuara gjatë ditëve me reshje.
“Ndërhyrjet kryesore kanë qenë në argjinaturat e lumit Mat, Lumit Drojë si edhe në disa argjinatura të kolektorëve shkarkues. Forcat e Ushtrisë të akomoduara në qarkun tonë që nga data 10 të këtij muaji vazhdojnë të ndërhyjnë në të gjitha pikat me problematike”, shprehet Ndrek Mhillaj .
Ndërprerja e reshjeve gjatë ditës së diele ka sjellë dhe një përmirësim të situatës në të gjithë Qarkun e Lezhës, ku nga të dhënat e fundit bëhet e ditur se sipërfaqet e tokave të përmbytura janë reduktuar ndjeshëm.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptaja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO