Dëmet nga protesta e PD, Veliaj
163 milionë lekë gjobë Bashës
SHBA:Dënojmë dhunën/
Rama: Neveri

Bashkia e Tiranës ka gjobitur Partinë Demokratike me 163 milionë lekë të vjetra për të gjitha dëmet e shkaktuara në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe pranë Ministrisë së Brendshme gjatë protestë së kësaj të marte. Njoftimin për gjobën e dha vetë Kryebashkiaku Veliaj përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook

"163 milionë lekë gjobë! Kjo është fatura e detajuar e dëmeve, të cilën s'duhet ta paguajë taksapaguesi i Tiranës, por ata që e shkaktuan!"-shkruan Veliaj 
Dëmet nga protesta, Bashkia Tiranë gjobit Partinë Demokratike
(Gjoba e Bashkisë e detajuar)

Bashkia ka vendosur gjobë prej 17 milionë lekë të vjetra për 87 protestues të cilët kanë urinuar në lumin e Lanës dhe në ambjente të tjera publike. Gjithashtu është vendosur gjobë për 58 pemë që janë thyer nga protestuesit, në masën prej 29 milionë lekë. Protestuesit e Partisë Demokratike kanë hequr 815 gurë dekorativ dhe janë gjobitur me 61 milionë lekë.

Për zbarjen e konteniereve të plehrave është vendosur gjobë prej 17 milionë lekë. Për prishjen e 160 m2 grafiti në sipërfaqet publike, është vendsur gjobë në shumën 17 milionë lekë. 

Gjithashtu bashkia ka vendosur gjobë për heqen e pusetave në masën 6.5 milionë lekë, për heqjen e tabelave sinjalistike 1.9 milionë lekë, për thyerjen e pllakave në bulevard 21 milionë lekë, për shkuljen e stacioneve ku vendosen bicikletat 4 milionë lekë dhe për kostot e boteve të ujit 1.4 milionë lekë. 

Për Partinë Demokratike është vendosur gjobë edhe për rregullimin e dëmeve që janë bërë nga puntorët e Bashkisë. Gjoba për riparimin e dëmeve është 14 milionë lekë të vjetra.

gjoba

Partia Demokratike gjobën prej 163 milionë lekë duhet ta paguajë brenda 5 ditëve, në të kundërt do të paguajë kamatvonesë prej 2%. Sipas Bashkisë në rast se Partia Demokratike do të refuzojë pagesën e gjobës dhe dëmshpërblimin që iu detyrohet qytetarëve të Tiranës brenda 7 ditëve, Bashkia e Tiranës do të ndjekë rrugët ligjore dhe do të veprojë me bllokimin e llogarive financiare, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim-Taksave Vendore.

Sipas Bashkisë së Tiranës gjoba është dërguar pranë në selinë e SHQUP-it. Të gjitha këto gjoba bazohen tek Vendimi i Këshillit Bashkiak për gjobitjen e personave apo subjekteve të cilat ndotin apo dëmtojnë ambjentet publike.

JA DEKLARATA E PLOTË E BASHKISË
Pas protestës së sotme, të organizuar nga Partia Demokratike, e cila shkaktoi një numër të madh dëmesh materiale të pronës dhe ndotje të hapësirave publike, si dhe solli një kosto të madhe për financat e qytetit tonë, Bashkia e Tiranës mobilizoi menjëherë në terren stafin e ndërmarrjeve të rrugëve, pastrimit dhe ndriçimit, të cilat gjatë gjithë pasdites riparuan e pastruan në kohë rekord shkatërrimin që iu bë sot Tiranës.

Gjatë kësaj kohe, Bashkia e Tiranës ka dokumentuar me foto, si dhe ka evidentuar me detaje, të gjitha dëmet materiale që iu shkaktuan pronës publike të qytetarëve të Tiranës, duke llogaritur se shifra e plotë e dëmit që mori sot qyteti nga vandalizimi e ndotja e simpatizantëve të Partisë Demokratike është 163.729.000 lekë.

Bashkëlidhur këtij njoftimi mund të gjeni të gjitha dëmet materiale që iu shkaktuan sot qytetit të Tiranës, si dhe vlerën përkatëse në lekë, për secilën prej tyre.

Duke shprehur respektin e saj për protestat demokratike e qytetare, por njëkohësisht duke dënuar çdo vandalizim që i bëhet qytetit tonë, Bashkia e Tiranës deklaron se kostoja e të gjitha riparimeve, që ndërmarrjet e saj kanë kryer për të risjellë qytetin në normalitet, i ka kaluar Partisë Demokratike në formën e gjobës, si përgjegjëse kryesore për organizimin e protestës së sotme, por edhe e dëmeve materiale që iu shkaktuan Tiranës.

Në rast se Partia Demokratike do të refuzojë pagesën e gjobës dhe dëmshpërblimin që iu detyrohet qytetarëve të Tiranës brenda 7 ditëve, Bashkia e Tiranës do të ndjekë rrugët ligjore dhe do të veprojë me bllokimin e llogarive financiare të subjektit Partia Demokratike, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim-Taksave Vendore.

Bashkia e Tiranës ka dënuar dhe do të vijojë të dënojë me gjoba çdo akt vandalizimi, ndotjeje, dhunimi apo zaptimi që iu bëhet hapësirave publike të Tiranës, qoftë nga individë apo subjekte të caktuara. Bashkia e Tiranës nuk toleron asnjë individ apo subjekt që shkatërron pronën publike të qytetarëve të saj dhe, siç ka vepruar deri më tani, do t’i ngarkojë faturën e dëmshpërblimit dhe kthimin në gjendjen e mëparshme çdo vandalizuesi, zaptuesi apo ndotësi të hapësirave të qytetarëve të Tiranës.

Redkais online
(S.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Griezmann gabon penallti në limite, Atl. Madrid humbet në derbi dhe i jep 'asist' Barçës e Realit

VIDEO/ Griezmann gabon penallti në limite, Atl. Madrid humbet në derbi dhe i jep 'asist' Barçës e Realit