TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akorduar një fond të veçantë për Ministrinë e Kulturës për zonat historike në Krujë, Durrës dhe Prezë, të cilët pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në total, janë akorduar 800 mijë dollarë, shifër kjo e bërë publike nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim gjatë takimit me ministren e kulturën Elva Margariti. Kim sqaroi se 800 mijë dollarë janë për riparimin e Kullës në Kalanë e Krujës, e cila mori dëmtime shumë të të mëdha, aq sa për një periudhë të caktua u ndalua hyrja e vizitorëve, si e në zonat historike në Prezë dhe Durrës
“Ne do të qëndrojmë gjithmonë përkrah Shqipërisë”, shkruan Kim.

Postimi i plotë i ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim
B.K./Shqiptarja.comKomente

