DURRËS- Kantieret e shumta të ndërtimit të hapura në godinat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, kanë nxjerrë në pah një tjetër problematikë, mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar, çka mund të ndikojë negativisht në shtyrjen e afateve të rindërtimit. Nënkryetari i Bashkisë së Durrësi, i cili drejton qytetin përkohësisht pas largimit të kryebashkiakes Valbona Sako, bëri me dije se një pjesë e mirë punëtorëve të kualifikuar janë të zënë nga subjektet që janë në punë e sipër, teksa ka ende shumë ndërtesa që nuk kanë filluar ende puna. I shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, Zhylien Varfaj bëri me dije se janë dhe rreth 1600 apartamente të dëmtuara, bazuar nga aktet e konstatimit.

"Nga aktet e konstatimit, janë edhe rreth 1600 apartamente të tjera që presim të aplikojnë subjektet dhe të japim lejen e ndërtimit. Kemi evidentuar si problem fuqinë punëtore. Sepse një pjesë e mirë e punëtorëve të kualifikuar tashmë tani janë të zënë nga subjektet që tashmë janë punë e sipër", tha  Varfaj.

Shefi i qeverisë, Edi Rama në përfundim të takimit dhe konferencës për shtyp me homologun kosovar, Albin Kurti, iu drejtua Durrësit, ku inspektoi punimet në një nga pallatet e dëmtuara në zonën e plazhit. Ai u njoh më nga afër me situatën, ku Varfaj duke folur me gjuhën e shifrave sqaroi se janë bërë në portalin online 3311 aplikime dhe pritet të kalojnë në fazën e vlerësimit.

"Janë 60 apartamente, nga të cilat 11 trajtohen me bonusin e qirasë dhe pjesa tjetër e banorëve është që nuk kanë aplikuar se këtu rreth 30-40% e apartamenteve janë shitur, pjesa tjetër na del që është stok i banesa, një pjesë tjetër janë në emigracion. Aktualisht jemi në fund të punimeve. Kati i dytë, i tretë dhe i katër ka pasur dëmtime. Shkala e dëmit në këtë godinë është DS2. 64 leje nga sistemi dhe aplikimet e subjekteve, 44 banesa dhe pjesa tjetër godina shërbimi.

Nga aktet e konstatimit, janë edhe rreth 1600 apartamente të tjera që presim të aplikojnë subjektet dhe të japim lejen e ndërtimit. Kemi evidentuar si problem fuqinë punëtore. Sepse një pjesë e mirë e punëtorëve të kualifikuar tashmë tani janë të zënë nga subjektet që tashmë janë punë e sipër.

3311 aplikime dhe pastaj do fillojë faza e vlerësimit të këtyre aplikuesve. Deri tani kanë marrë bonusin e qirasë 2700 familje, me një vlerë prej 61 mln 450 mijë lekësh", njoftoi Varfaj.