Demokratët, le të ndërtojnë shtëpinë e tyre ‘Partinë Demokratike’

Demokratët, le të ndërtojnë shtëpinë e tyre ‘Partinë Demokratike’

Partia Demokratike

Situata prej kohësh në PD ka këtë realitet: Për inat e për pushtet, le të prishim shpinë tonë e të ndërtojmë shtëpinë e "tjetrit" , por pa akt trashëgimie e pa të drejtë me qenë partner me të drejta të barabarta. Kaq duhet të kuptojnë demokratët, që shtëpia e tyre në dite të mira e në ditë të këqija është "Partia Demokratike"  si e vetmja forcë politike me të cilën kanë lidhje shpirtërore, politike dhe jo vetëm! Është e vërtetë se shtëpia e demokratëve, "Partia Demokratike" ka pësuar dëme të mëdha në strukturë dhe ndoshta ka edhe çatinë që pikon brenda shiun që bie nga jashtë, por duhet të angazhohen të gjithë për ta rindërtuar, riforcuar dhe për ta bërë më të fortë se është dhe me të mirë se sa ka qene! Shtëpia e demokratëve rindërtohet duke u angazhuar, duke e mbështetur e duke e votuar!

Nëse nuk rindertohet PD, atëherë do të ndodh ajo që sot e aludojnë pa të drejtë, si shkrirje të pluralizmit, sepse e Djathta do të dobësohej duke u forcuar vetëm Majta, e cila një pjesë është në pushtet e tjetra përkohësisht është në Opozite, por koha ka treguar se edhe kjo që është në Opozitë, nëse shikon garanci pushteti kalon pa ndonjë problem të madh me shumicën, por me një dallim, duke marr me vete edhe votat dhe elektoratin demokrat. Partia Demokratike, kjo e sulmuara dhe ndoshta edhe e dëmtuar, nuk ka ndryshuar as emër e as orientimin e saj politik duke u mbështetur në vlerat e të Djathtës liberale, në vlerat euroatlantike dhe po ashtu nuk ka devijuar asnjëherë as ndaj detyrimeve kombëtare.

Emrat mund të ndërrohen, por identiteti nuk tjetërsohet. Në këto 30 vite është dëshmuar se kush ka vlera të Majta, kush e përfaqëson të Majtën e kush nuk përjashton as faktin e njëfarë krenarie për të kaluarën komuniste të Shqipërisë duke e dëshmuar edhe me simbolikë sa herë që ka pasur data apo festa që bëheshin për hir e në nderim të kaluarës komuniste! Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në Rajon ku akoma e Majta ekstreme e identifikuar me shumicën e Regjimit vazhdon të jetë shumicë edhe në faktorin politik. Në ditët e sotme sigurisht nuk është e thjeshtë të jesh demokrat apo të identifikohesh me Partinë Demokratike, por koha do të dëshmojë se të gjithë ata që ishin sot qendrestar ndaj këtyre vlerave në këto momente të vështira e bene për t'i bërë një shërbim të vyer Atdheut!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë

Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë