Demonstrimi i sotëm, si një ofertë cinike

Demonstrimi i sotëm, si një ofertë cinike

Thelbi i krizës së sotme politike është pafuqia e opozitës për të fituar dhe zhvillimet dëshpëruese për të, lidhur me reformën në drejtësi. Për të zgjidhur këtë krizë, minimalisht duhet t’i heqim opozitës dy frikëra të mëdha, frikën nga humbja, dhe frikën nga drejtësia. Frika nga humbja është kryesisht problem i Lulzim Bashës, ndërsa  frika nga drejtësia, që ka qenë dhe promotor i krizës, është problem i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Kjo e dyta as negociohet dhe as ka shanse të përdoret për zgjidhjen e krizës, pasi nuk është as në dorë të Edi Ramës, por të Perëndimit, që po kontrollon dhe monitoron reformën. Në dorë të Edi Ramës është oferta politike.

Në këtë pikë, ajo që bëri Edi Rama sot në Tiranë, është një axhendë e tij, një demonstrim i fuqisë së shumicës, e cila vlen për të treguar se çelësin e krizës e ka ai në dorë, ashu siç vlen për të treguar se me rrugën nuk ka shans askush ta mundë.

Hapja e fushatës elektorale për Tiranën, pas Kongresit elektoral të socialistëve, thjesht e bën më të pashpresë fitoren e opozitës.

Për të kuruar frikën e opozitës, për ta bërë atë të ndjehet konkurruese dhe me shpresë në jetën politike të vendit, natyrisht një recetë e mirë do të ishte modestia. Një akt njerëzor ndaj opozitës, do të ishte të mos bëhej miting gjigand si ky i sotmi, të mos demonstrohej fuqia e pushtetit dhe të silleshin si njerëz të mundshëm, për t’u konkurruar. Është pak a shumë ajo që Edi Rama bëri përballë revoltës së studentëve në dhjetor, kur u bë pjesë e betejës së tyre, u përball me ta, u fye nga ata, i bindi ata, dhe në fund i bëri pjesë të ndryshimit për Universitetin.

Por askush nuk mund t’ia heqë të drejtën Edi Ramës të demonstrojë sa i fort është, siç bëri sot. Në kushtet kur opozita po përqëndrohet vetëm tek dhuna, tek terrori fizik personal ndaj individëve që i kanë ikur nga rreshti dhe tek beteja me perëndimorët, një demonstrim i tillë i fuqisë politike të shumicës, është një shuplakë dëshpëruese për të, që tejkalon shiringat e bojës, çizmen, apo kapsollat mbi kokat e policëve.

Ndaj nuk ka shumë vlerë të flasim për ofertën reale të Edi Ramës për opozitën. Nuk ka vlerë fakti që ai është gati të votojë reformën zgjedhore pikë më pikë, siç e propozon OSBE / ODOHR, nuk ka vlerë nëse premton dhe garanton transparencë në zgjedhje dhe shanse të barabarta në to. Fuqia e demonstruar sot, është e frikshme dhe djeg çdo ofertë.

Opozita e kupton që nuk ja del dot kësaj ushtrie njerëzish të angazhuar politikisht, e cila është ushtria më e madhe paqësore që ndonjë forcë politike ka mbledhur këto 30 vjet, për të treguar që jemi këtu.

Sot nuk ja vlen të flasim për ofertën e Edi Ramës për opozitën. Sot ai nuk ishte i vendosur t’i shtrinte dorën dhe as ta bindte atë të hynte në zgjedhje, por thjesht t’i tregonte diferencat. Ishte më shumë një shpullë, se sa një shtrirje dore.

Kjo e sotmja më shumë tregon se dialogu është larg dhe përpjekjet për ta bërë opozitën të besojë tek gara, janë vite drite larg. Kjo e sotmja ishte një sinjal se nëse do vazhdoni me forcë, do përballeni me forcën. Dhe kjo do të jetë një humbje afatgjatë për opozitën, por dhe për vendin.

Por nga ana tjetër, është shumë e vështirë që sot Edi Ramës t’i kërkosh të jetë modest, të ndjehet i përulur dhe ta bëjë opozitën të ndjehet i barabartë me të. Ai ka disa muaj që përballet me dhunën e saj, me djegien e mandateve dhe me krijimin e një precedenti historik, që do të destabilizonte jo vetëm Shqipërinë, nëse pranohej, por krejt rajonin, ku opozitat nacionaliste dhe proruse,  po rrijnë në rrugë për të prodhuar kriza sistemi.

Edi Rama më shumë se sa për të zgjidhur krizën, sot demonstroi forcë, për të treguar se pa atë dhe partinë e tij, në këtë vend askush nuk mund të vendosë në rrugë. Fuqia e tij sot, është një ofertë cinike për opozitën, por atij vetëm ajo i ka mbetur.

Kur opozita të bindet të ulet në dialog, kur të pranojë këtë fuqi të kundërshtarit dhe gjendjen e saj aktuale, mund të shikojmë shenjat e para të paqes. Aq më tepër këtë klimë e përkeqësojnë ata që duan të thonë se sheshin e mbushi pushteti.

Në fakt, sheshin e mbushën socialistët që janë edhe në pushtet. Ata kanë plot pakënaqësi ndaj Edi Ramës, plot mërzi nga lufta e klaneve dhe betejat e brendshme në pushtet, plot mërzi me hajdutët e tyre, por ata i ka bërë bashkë më shumë se kurrë këto dy muaj, akti i luftës së papërgjegjshme të opozitës.

Edi Rama nuk kishte kurrë shanse ta bënte këtë miting në nëntor apo dhjetor. Nuk kishte shanse, pasi përballë ai kishte njerëzit e tij të mërzitur dhe të lodhur nga pushteti gjashtëvjeçar. Falë marrëzisë së opozitës, falë djegjes së mandateve, falë përpjekjes për të minuar sistemin, falë dhunës së tyre dhe ndjesisë së çuditshme që kanë, sikur janë të fortë, falë betejës së tyre të çmendur kundër Perëndimit, socialistët i janë rikthyer Edi Ramës falas, pa kushte dhe pa mëdyshje përballë opozitës.

Është një ironi e madhe e fatit, por është e vërtetë se të vetmit që mund të rehabilitonin autoritetin e plasaritur të Edi Ramës në vjeshtën që shkoi, janë opozitarët tanë dhe aktet e tyre revolucionare. Janë ata që s’di kush ua ka mbush mendjen që bëjnë si të fortë dhe trima, përballë një shumice të heshtur qytetarësh në vend, që mjafton fytyra e sterosur e Sali Berishës, që kërkon prapë pushtet, mjafton pafytyrësia e djalit të tij, që tani duhet të ishte në burg, dhe fytyrat e shumë idiotëve që kanë dalë në krye të revolucionit, për të cilët populli u gëzua që i rrëzoi me 1 milionë vota më 2013,  për t’i dalë për zot Edi Ramës. Një energji e çuar dëm vetëm për karshillëk. Qoftë dhe në rrugë./ TEMA

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Analist social: 23/03/2019 23:43

    Z mero ti je izgjuar dhe nuk e kupton qe SHOW OFF I Rames I shte show prej nje diktatori terrezikshem qe po kercenon shqipetaret drejt varferise absolute

    Përgjigju
    • Arben Metani: 24/03/2019 07:30

      Z. Analist social un nuk di ndonje rast te shkarjes ne diktature te qeverive ne pushtet ne sisteme demokratike, sic eshte dhe i joni, aq me teper ne kete monotorim te rrepte te nderkombetareve qe i bejne e po i bejne Shqiperise. Mos ushqeni veten dhe njerzit me idera fallso, sepse ju largon juve ne radhe te pare nga idete dhe zgjidhjet e verteta dhe njerzit nga zhgenjimi radhes ndaj jush qe do duhen vite per ti kthyer besimin.Besimi i njerezve tek parimet demokratike pro perendimore dhe vlerat e demokracise, dhe jo thjeshte prononcimi pro apo kunder i nderkombetareve, eshte burimi i vertete i pozicionimit te palekundur te njerezve jo vetem pro majtist por edhe atyre neutral, por me ide te djathta, pro kesaj qeverie.

  • Popull: 23/03/2019 23:19

    Z. Mero Baze mos I bëj kaq freskollëk Z. Rama. Kam një pyetje për ju dhe dua vërtet një përgjigje të sinqertë. A e mendoni ju qe me te vërtet gjithë ata njerëz në shesh sot në Tiranë nuk ishin mare me detyrim për te mbushur sheshin?? Un qe shkruaj kam votuar për RAMËN dhe e them që nuk jam më PD, per vete mënyrën si drejtohet PD, por të luteeem shumë mos i beni njerzit per budallenj, sepse administrata e di se cfar heq sa herë ka takime të PS në qytete. Dhe PD e ka bërë këtë gjë pa dyshim shumë herë, por me më pak presion se PS sot në Pushtet, thjesht thonin nqs keni dëshirë mund të vini. Me dhimbset administrata e vendit tim!

    Përgjigju
    • njerez te trash: 24/03/2019 12:04

      e bukur kjo qe the Ti qe flet ne emrin tim pa lejen time,se thonin se po keni deshire ejani ne protest,e bukur shume e bukur.vertet i beson kur i thua dhe i shkruan?dhe mos shkruaj me ne emrin tim pa lejen time se ne demokraci pytetet dhe merret leje te flasesh ne emer te tjetrit. e thjesht besoj se eshte ta kuptosh?//??se te kuptosh ndryshimin e fashisteve te pd dhe leshte dhis qe jane dhe tradhetar te kombit qe duan vetem flaken ti ven ketij vendi me urdher nga jashte nuk besoj se ke kaq kapacitet.ne cdo vend te botes demokratike ka qeveri qe pedorin pushtetin e tyre.njeri me pak e tjetri me shume.ne cdo vend ka korrupsion i cili luftohet ne nje vend pak ne tjetrin shume.lexo dhe ndonje gazete te jashtme

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen