TIRANE- Ministria e Financave ka publikuar emrat e 2,300 trashëgimtarëve të ish të përndjekurve për të cilët është miratuar kësti i dytë i dëmshpërblimit. Por për një pjesë të tyre, kësti nuk mund të lëvrohet për shkak të mungesave në dokumentacion. Sipas informacionit zyrtar të Ministrisë së Financave, të gjithë subjektet përfituese pjesë e listës për pagesën e këstit të dytë për trashëgimtarët, duhet të dërgojnë në strukturën përgjegjëse të Ministrisë së Financave dokumentet e parashikuara në aktet nënligjore, brenda një afati 3-mujor nga data e publikimit të listës, pas përfundimin e këtij afati jepet një afat shtesë deri në 30 ditë.
/Shqiptarja.com










