Juglindja e vendit ka mbetur në izolim, pasi prej mesditës së të shtunës është bllokuar qarkullimi në rrugën nacionale “Librazhd-Pogradec”. Ky është një aks jetik që lidh Korçën, Pogradecin e gjithë juglindjen me Elbasanin e Tiranën. Po kështu janë paralizuar lëvizjet drejt doganave në Qafë-Thanë dhe Kapshticë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndaluar lëvizjen e automjeteve, përfshirë vetura, autobusë dhe kamionë, për shkak se rruga ka çeduar për shkak të gërryerjes nga lumi Shkumbin.
Rreth orës 22:00, pas bllokimit të lëvizjes së automjeteve për shkak të përkeqësimit të gjendjes, autoritetet kanë marrë një vendim edhe më drastik: është ndaluar plotësisht edhe qarkullimi i këmbësorëve, si dhe i mjeteve të emergjencës – zjarrfikëse, polici dhe ambulanca – në segmentin e dëmtuar.
Për shkak të trafikut të rënduar, si pasojë e bllokimit të aksit Librazhd-Prrenjas, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dhënë udhëzime për qytetarët, që të përdorin rrugë alternative.
Për drejtuesit e mjeteve, ARRSH thotë se duhet të përdorin rrugët Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan dhe Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë, ndërsa drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, duhet të përdorin rrugët në Pikën doganore Qafë Thanë – Maqedoni dhe Pikë doganore të Bllatës – Rruga e Arbërit.
Prej dy ditësh qarkullimi kryhej me vështirësi në një korsi, ndërsa sot u mbyll plotësisht pasi situata u përkeqësua, me zhvendosje të trupit të rrugës.
Drejtori i ARRSH, Ami Kozeli, deklaroi se rruga është mbajtur në monitorim prej javësh, por përkeqësimi i fundit ka detyruar mbylljen totale të trafikut.
"Si autoritet e kemi në mbikëqyrje prej javësh, por prej 48 orëve ka pasur përkeqësim të ndjeshëm. Jemi të detyruar të bllokojmë tërësisht trafikun. Ka një përkeqësim të vazhdueshëm. Në mëngjes ishte spostuar 27 cm, aktualisht është 29 cm. Poshtë urës po thërrmohet betoni, kështu që jemi të detyruar të bllokojmë totalisht rrugën edhe për mjetet normale.
Parashikim për hapjen nuk mund të bëjmë, por do të nisim menjëherë nga puna. Ju lutemi shumë ta shmangni këtë rrugë patjetër, sepse do të gjendeni në radhë pritjeje. Nuk jemi në gjendje ta themi sa do të zgjasin punimet. Ura në këtë moment nuk shfaq siguri. Shkaqet janë natyrore, zona është ujëmbajtëse", tha Kozeli, duke paralajmëruar drejtuesit e mjeteve të shmangin patjetër këtë aks për të mos mbetur në radhë pritjeje.
ARRSH ka nisur procedurat për ndërtimin e një bypass-i provizor, por nuk ka ende një afat të qartë për përfundimin e punimeve. Ndërkohë, mjetet e tonazhit të rëndë nuk kanë asnjë alternativë kalimi.
E vetmja mundësi për qytetarët që duan të shkojnë nga Tirana në Korçë dhe anasjelltas është rruga alternative ‘Maliq-Lozhan- Moglic-Gramsh’.
Siç Report Tv ka raportuar me herët, rruga e Moglicës edhe pse ka një vit që është ndërtuar ka pësuar shembje në disa segmente dhe kalohet vetëm në një korsi. Po kështu, ky aks ka kthesa të forta e pjerrtësi, duke e shtuar me së paku një orë distancën.

Aksi Librazhd-Prrenjas
Për shkak të trafikut të rënduar, si pasojë e bllokimit të aksit Librazhd-Prrenjas, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dhënë udhëzime për qytetarët, që të përdorin rrugë alternative.
Njoftimi
Duke marrë shkas nga situata e rënduar e trafikut, si pasojë e bllokimit të aksit nacional Librazhd–Prrenjas (në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”), ARRSH, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, sugjeron përdorimin e akseve alternative si më poshtë:
Për autoveturat:
Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan
Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë
Për mjetet e tonazhit të rëndë:
Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit
Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë banorëve të zonës, ju lutemi të ndiqni me kujdes sinjalistikën rrugore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Faleminderit për bashkëpunimin.
Për shkak të rradhës në aksin Maliq - Moglicë, mësohet se policia ka bllokuar hyrjen e mjeteve që në hyrje të Maliqit. Pritet të zhbllokohet qarkullimi në Lozhan pasi atje ka ngecur një trajler dhe kalohet vetëm me një korsi. Kjo ka sjellë vështirësi në qarkullim pasi drejtuesit e mjeteve kanë fikur makinat duke pritur të hiqet trajleri. Bëhet fjalë për qindra mjete të cilët po i drejtohet Tiranës, mes tyre ka familjarë dhe fëmijë. Gjatë debatit me efektivët, një zonjë humbi ndjenjat.
“Mos kesh rrugë të ikësh në shtëpi. Më gjeni rrugën nga të iki në shtëpi”, është shprehur ajo përpara se të humbë ndjenjat dhe të pranishmit t’i vinin në ndihmë.
Aksi Maliq-Gramsh është bllokuar nga trafiku kilometrik, kryesisht i makinave që udhëtojnë nga Korça drejt Tiranës. Ky aks u sugjerua si rrugë alternative për shkak të shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec. Në aksin Maliq-Gramsh u raportuan të bllokuara 3 trajlera, ndonëse thirrja e Autoritetit Rrugor Shqiptar vlente vetëm për mjetet e vogla.
Fillojnë problemet e para në qarkullim në segmentin alternativ që Autoriteti Rrugor Shqiptar vendosi vetëm për autoveturat, pas shembjes së rrugës Librazhd-Përrenjas.
Mësohet se në zonën e Moglicës kanë mbetur të bllokuar tre trajlera ku sipas informacioneve deri më tani është e pamundur të bëhet hapja e qarkullimit për shkak të këtij bllokimi.
Trajlerat mësohen se kanë kaluar nga Elbasani dhe janë lejuar nga policia e Librazhdit të kalojnë në këtë segment. Policia e Korçës ndërkohë ndodhet në vendngjarje, me forca të shtuara në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për hapjen e qarkullimit.
Pavarësisht lajmërimit që prej mëngjesit të kësaj të shtune për bllokimin e rrugës në aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët sërish kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt juglindjes.
Është krijuar radhë kilometrike e automjeteve, pasi rruga është bllokuar në vendin e njohur si “Arrat e Gurrës”.
Rruga u mbyll pa afat, pasi rrëshqitja e dherave po rrezikonte shembjen e urës. Kreu i ARRSH-së u bëri thirrje qytetarëve ta shmangin këtë rrugë, pasi do të mbeten të bllokuar në radhë pritjeje.
Në njoftimin zyrtar, ARRSH u bën thirrje qytetarëve ta shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugën alternative Maliq–Lozhan–Moglic–Gramsh–Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës.
Rruga Maliq–Gramsh, e cila prej ditës së sotme po shërben si aks alternativ për lidhjen e juglindjes me Elbasanin dhe më tej me Tiranën, po përballet me dëmtime serioze në trupin e saj. Gjatë ditës së sotme janë evidentuar plasaritje të thella në disa segmente, duke krijuar vështirësi të ndjeshme në qarkullim dhe rrezik të shtuar për drejtuesit e mjeteve.
Ky aks rrugor ka shfaqur problematika edhe më herët, por ditët e fundit amortizimi është përkeqësuar ndjeshëm, në një kohë kur mbetet e vetmja rrugë e hapur që siguron lidhjen e qarkut të Korçës me Tiranën. Aktualisht ka nisur qarkullimi i mjeteve duke rritur kështu fluksin në këtë rrugë.
Prej mesditës së të shtunës, qarkullimi në rrugën nacionale Librazhd-Elbasan është bllokuar pasi situata u përkeqësua, me zhvendosje të trupit të rrugës.
Për këtë shkak, shumë banorë të zonës nuk kanë pasur mundësi lëvizjeje me makinë ose autobusë, ndaj janë detyruar të ecin në këmbë 1 orë e gjysmë, për të shkuar në banesën e tyre në Prrenjas.
“Në Prrenjas, në Rrajcë. Çfarë të bëj? Të marr ndonjë makinë të më marrë. Këtë rrugë kemi, çfarë të bëjmë, të rrimë këtu?", tha i moshuari.
"Çfarë të them, jam e sëmurë, jam me një veshkë. Nuk eci dot në këmbë. Kam që nga Librazhdi, 1 orë e gjysmë që eci në këmbë”, u shpreh e moshuara.
Ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin aksin Lozhan–Moglicë–Gramsh si rrugë alternative pas bllokimit të aksit Librazhd-Pogradec, ky segment paraqitet me dëmtime të shumta në trupin e rrugës, duke e bërë qarkullimin të vështirë dhe problematik.
Kjo thirrje vjen pasi ARRSH njoftoi bllokimin e qarkullimit në aksin Librazhd–Pogradec, në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, për arsye sigurie.
Megjithatë, drejtuesit e mjeteve që orientohen drejt itinerarit alternativ përballen me një tjetër problematikë, pasi edhe ky aks rrugor ka nevojë për ndërhyrje dhe përmirësim të menjëhershëm.
Me një gjatësi prej 18.8 kilometrash, rikonstruksioni i kësaj rruge kushtoi rreth 1 164 381 419,00 lek (12 milionë euro). Investitori është Autoriteti Rrugor Shqiptar, ndërsa punimet u realizuan nga kompania Gjikuria sh.p.k. e cila ka ende brenda garancisë 1-vjeçare këtë aks kombëtar. Kjo është hera e dytë që në këtë segment raportohen probleme të ngjashme, çka shton dyshimet mbi cilësinë e punimeve.

Specialistët e xhenions në terren
Specialistët e Xhenios kanë nisur aksionin për zhbllokimin e aksit rrugor Uji i Zi – Tozhar, në territorin e Bashkisë Poliçan, pas rënies së gurëve.
Forcat e Armatosura po veprojnë në koordinim të plotë, duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike, me qëllim përballimin e situatës dhe përfundimin me sukses të operacionit.
Si të mos mjaftonte rruga, një tjetër situatë problematike është shfaqur ne Librazhd me shtyllën e tensionit të lartë për shkak të rrëshqitjes së tokës. Pikërisht në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, rrezikon të rrëzohet shtylla e tensionit të lartë 110 kilovolt Librazhd – Hidrocentrali Egnatia.
Në këtë linjë furnizohet me energji jo vetëm zonën e Librazhdit por është e lidhur edhe me Prrenjasin. Nëse ajo shembet, dy bashki mund të mbeten pa energji elektrike.
Zgjidhja alternative e parashikuar është furnizimi përmes nënstacionit të Prrenjasit, deri në stabilizimin e situatës. Specialistët e Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) kanë urdhëruar monitorim pandërprerje të situatës dhe planifikimin për devijimin urgjent të linjës së tensionit të lartë, për të shmangur çdo rrezik për jetën e qytetarëve. Pritet ndërhyrje e menjëhershme teknike për të garantuar furnizimin me energji.
Situata në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, në aksin Librazhd-Prrenjas është përkeqësuar gjatë orëve të fundit për shkak të rrëshqitjeve të dheut.
ARSSH-ja ka bllokuar totalisht ndalimin e qarkullimin e automjeteve, përfshirë veturat, autobusët dhe kamionët.
Ndërkohë nga pamjet që ka siguruar Report Tv shihet se ura ka pësuar dëme të konsiderueshme.
Poshtë saj betoni po thërrmohet, çka tregon një degradim të avancuar të strukturës mbajtëse dhe rrezik për të kaluar.
Komente











Po ata qe duan te ikin ne Rinas, ne portin e Durresit si tia bejne ? Gjynah, digjet bileta e avionit
PërgjigjuPo shemben gjitha rruget dhe po bllokohet Shqiperia dhe Balluku me mafian qe e rrethon nuk leviz nga vendi.Kjo esht Shqiperia europiane
PërgjigjuAq shume kane vjedhur ato lart saqe keta poshte nuk u mbeti gje tjeter vec te vjedhin ne hekur dhe cimento…
PërgjigjuMerrni shembull rrugen Ferizaj- Hani i Elezit, qe eshte ngritur dhe gjarperon mbi shtatin e lumit.
PërgjigjuOre, me sa duket ata inxhinieret para viteve 1990, nuk e paskan kursyer hekurin. Por paskan qene doreleshuar fare me shufrat e hekurit ne beton. Belindaaaa, me inxhinieret e tu. Shkoni merrni çik pervoje. Ne Librazhd nje seminar.
PërgjigjuÇa hekur leshi thua o Tirons, faksi qe betoni eshte thermuar do të Thotë qe marka e bezonit ska qenë e duhura eshte vendosur çimento jo cilësore. Duhet pare këto janë Urat qe bëri greku ??? Taulant kokëcepshi ska ndonjë gjë Për ti thënë elektoratit? Apo fjafton ai thesi mielliwt një herë në 4 vjet