Dëmtimi i zonës arkeologjike
pezullohen punimet,nis hetimi

Dëmtimi i zonës arkeologjike<br />pezullohen punimet,nis hetimi
Ndjeshmëria qytetare dhe ajo e specialistëve ndaj dëmtimit të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe shkeljes së ligjit për ndërtime në zonën e mbrojtur arkeologjike, qofshin këto dhe me interes publik, ka vënë në lëvizje dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur akuzat që Shoqëria Civile ka ngritur ndaj Bashkisë Durrës për një ndërtim të paligjshëm që cënon frikshëm legjislacionin në fuqi.
 
Prokuroria nisi hetimet pas kërkesë padisë së paraqitur nga Aleanca për Mbrojtjen e Vlerave Kombëtare (AMVK) ndaj Bashkisë.

Duke marrë shkas nga kjo, aktualisht janë bllokuar punimet në zonën ku janë gjetur zbulimet arkeologjike prane torres veneciane. Ndërkohë punimet vijojnë normalisht në pjesën tjetër të sheshit ku do ndërtohet veliera.
 
Ndërkohë më 7 shkurt, sipas aktivistes së Shoqërisë Civile Lorisa Ylli, edhe shoqata MENV Group ka kërkuar pranë Gjykatës Administrative të shkallës së parë Durrës pezullimin e punimeve të paligjshme në shesh, ndërkohë që AMVK së bashku me Unionin e Ekspertëve Mjedisorë i është drejtuar me një shkresë dhe kryetarit të Komisionit Parlamentar të Mediave për një dëgjesë publike mbi dëmin që po i shkaktohet ligjit dhe qytetit të Durrësit me këtë ndërtim.

[gallery]21008[/gallery]
 
Në kërkesë padinë drejtuar Prokurorisë, si dhe dy kërkesat e tjera deklarohet se me punimet në shesh për zbatimin e projektit “Veliera” janë shkelur ligji “Për trashëgiminë kulturore”, ai “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, përcaktimet e Planit të Përgjithshëm Vendor të Durrësit, ligji për mjedisin dhe vendimi i Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, ku punimet duhet të kishin një marrëveshje paraprake trepalëshe midis Bashkisë, Institutit të Arkeologjisë dhe ASHA.
 
Prokuroria ka nisur shqyrtimin e dokumentacionit të Bashkisë dhe firmës zbatuese të projektit, si dhe të marrë dëshmitë e para nga specialistët e fushës për hapat që janë ndjekur apo janë shkelur ndaj zbatimit të projektit.
 
Për këtë çështje pritet të raportojnë të hënën në Kuvend ministrja e kulturës Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......