Federata Shqiptare e Futbollit njofton se për shkaqe dëmtimi, nga grumbullimi i ekipit kombëtar pas ekzaminimeve mjekësore të nevojshme largohen Andi Lila dhe Egzon Binaku, ndërsa në vendin e tyre janë ftuar Ylber Ramadani dhe Lorenc Trashi.
Ftesa për lojtarin e Partizanit Lorenc Trashi është risi dhe e pritur prej kohësh pas paraqitjeve mjaft të mira në ekipin e kuq në kampionatin shqiptar të futbollit.
Më 22 mars Shqipëria do të nisë eliminatoret e Europianit 2020 ku fillimisht do të përballet me Turqinë dhe 3 ditë më pas me Andorën.
..po shyqyr o Trajner Koti,po duhen aktivizuar sa me shume lojtare nga Kampionati Yne...
Përgjigju