Dëmtohet Cristiano Ronaldo, Al Nassr anulon turneun në Kinë! CR7 ndjesë publike

Dëmtohet Cristiano Ronaldo, Al Nassr anulon turneun në Kinë! CR7 ndjesë publike

Cristiano Ronaldo

Dëmtimi i Cristiano Ronaldos ka bërë që Al Nassr të anulojë turneun dhe dy ndeshjet miqësore në Kinë. Edhe pse duket diçka e pabesueshme, edhe kjo mund të ndodhë. Për shkak të peshës që CR7 ka në botën e futbollit dhe konkretisht te ndjekja që i bëjnë fansat, Al Nassr do spostojë turneun kinez. Cristiano Ronaldo ka kërkuar ndjesë publike pasi pa dëmtimin e tij që kontribuoi në anulimin e turneut të Al Nassr.

“Siç e dini, në futboll ka gjëra që nuk mund t’i kontrollosh. Në 22 vjet nuk kam pasur shumë lëndime, kështu që jam shumë i trishtuar sepse unë dhe Al Nassr kemi ardhur për të shijuar këtë turne. Kam qenë shumë herë në Kinë, e para në vitin 2003 apo 2004. Këtu ndihem si në shtëpinë time, ndihem sikur është shtëpia ime e dytë”", tha CR7 mes të tjerash.

Al Nassr publikoi ​​një deklaratë duke njoftuar shtyrjen e ndeshjeve për një datë të mëvonshme, pa specifikuar megjithatë arsyen. Biletat për ndeshjet kundër Shangai Shenua dhe Zhejiang u shitën brenda pak minutash.

Shtyrja e dy ndeshjeve do të shmangë problemet e rendit publik që do të ishin krijuar nga mungesa në minutën e fundit të ish-lojtarit të Realit të Madridit dhe Juventusit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta nuk përmbahet para Konventës: Hajde hipim tek hekuri dhe bëjmë intervistë! Edhe Partinë Komuniste të Kinës e mundim

Meta nuk përmbahet para Konventës: Hajde hipim tek hekuri dhe bëjmë intervistë! Edhe Partinë Komuniste të Kinës e mundim