Dëmtohet makina e deputetit të
PD Bedri Hoxha: Arsye politike

Dëmtohet makina e deputetit të<br />PD Bedri Hoxha: Arsye politike
BURREL - Automjeti i deputetit të Partisë Demokratike Bedri Hoxha është dëmtuar gjatë natës ndërsa demokrati e kishte parkuar para një hoteli në qytetin e Burrelit.
 
Deputeti demokrat tha për A1 Report se e kishte parkuar rreth orës 22:00 para hotelit që ndodhet në qendër të Burrelit, por në mëngjes ka konstatuar se xhami i pasim dhe pasqyra ishin të thyera. Hoxha thotë për A1 Report se makina është dëmtuar për arsye politike nga eksponentë të caktuar të Policisë, për shkak të fushatës elektorale që nis për pak ditë. 

Ai është shprehur se ka pasur shpesh telefonata anonime kohët e fundit dhe për këtë ka akuzuar drejtpërdrejt strukturat e policisë së shtetit.

Të gjitha materialet e kamerave të sigurisë së hotelit, pranë të cilit ishte parkuar makina e dhunuar e deputetit Demokrat i PD-së i janë vënë në dispozicion forcave blu të cilët kanë nisur menjëherë hetimet për këtë ngjarje

Reagon PD
Partia Demokratike dënon ashpër sulmin ndaj makinës së deputetit Bedri Hoxha. Ky sulm me prapravijë politike bëhet për shkak të detyrës, ndaj Partia Demokratike i kërkon autoriteteve ligjore të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin autorët përpara përgjegjësisë. Partia Demokratike dënon sulmet e përsëritura ndaj zyrave, makinave dhe personaliteteve të saj në prag të fushatës elektorale, duke e vlerësuar këtë situatë të rëndë si një histori presioni ndaj opozitës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali