TIRANË- Me 90 vota pro, 9 kundër dhe 2 abstenim është miratuar buxheti i vitit 2020, paketa fiskale si dhe heqja e tatimit prej 15 % për kalimin e pronësisë nëpërmjet dhurimit nga bashkëshorti tek bashkëshortja dhe nga prindi tek fëmija.
Më herët nga Foltorja e Kuvendit Ministrja e Financave Anila Denaj deklaroi se ky buxhet do të marrë përsipër koston e tërmetit dhe se nuk do të cenohen parametrat fiskale të tij.
"Jemi angazhuar për miratimin e kuadrit për të minimizuar dëmet e tërmetit dhe për të rimëkëmbur vendin pas kësaj situate. Të vijojmë me projektet e parashikuara më para se të ndodhte tërmeti. Angazhimi i ynë për integrimin e në BE mbetet i pandryshueshëm. I rimëkëmbjes dhe vazhdimësisë kështu mund të quhet ky buxhet. Akomodimin e fondit për rindërtim 20 mln lekë, 1 mln për qiratë. 35 mijë vende të reja pune, Në fund të vitit 2020 ky buxhet synon ky buxhet synon në masën 64.8%. Shpenzimet asete publike, bujqësi. Do të vijojnë investimet për infrastrukturën rrugore. Do të rritet huamarrja 10.4 mln lekë për rindërtimin e vendit. 2020 adreson nevojat domethënëse për tërmetit, por edhe vijueshmërinë të qëndrueshme të të gjithë parametrat", tha Denaj. Ndërsa Arben Ahmetaj që tashmë është ministri për rindërtim, theksoi se qeveria ju përgjigj kësaj fatkeqësie dhe nuk rriti borxhin.
Buxheti i vitit 2020 është parashikuar në nivelin e 502.675 miliardë lekë ku 20 miliardë do të shkojnë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti si dhe 1 miliardë si bonus qiraje për familjet që akomodohen në hotele apo banesa të tjera me qira. Po ashtu në Kuvend u miratua me 92 vota pro edhe zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme.
Gjatë votimit të projektligjit për Rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme, është bërë e ditur që tatimi për rivlerësim do të jetë 3% dhe jo 2% sa ishte miratuar në komisionin e Ekonomisë.
Në seancën e fundit për vitin 2019 janë rrëzuar dy dekretet e Presidentit për kthimin e projektligjit të “Korporatës së Investimeve” dhe projektligjin “Për Rininë’’.
Ngrihet Ministria e Rindërtimit. Kuvendi miratoi sot me 95 vota pro, 4 kundër, dhe 1 abstenim ngritjen e ministrisë së Rindërtimit për të bërë të mundur rimëkëmbjen e banesave që u dëmtuan nga tërmeti. Ndërkohë që 5 deputetë nuk votuan. Nga ana tjetër me 97 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim (5 nuk votuan) u miratua emërimi i Arben Ahmetajt si Ministër i Rindërtimit.
Ndërsa u vendos zgjatja e e gjendjes së fatkeqësisë deri në fund të muajit Mars, pas kërkesë së kryeministrit Edi Rama. Kjo u vendos me 92 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim, (9 nuk votuan).
Ministria e Rindërtimit tashmë do të koordinojë punën e të gjithë mekanizmave të angazhuara për rimëkëmbjen e ndërtesave që u shembën pas tërmetit. Veç fondeve të shtetit, donacioneve të OJF-ve, një mbështetje e madhe ka ardhur edhe nga faktori ndërkombëtar.
Komisioni Europian ka vendosur të organizojë në Tiranë konfrencën e donatorëve, në fund të Janarit të vitit të ardhshëm, periudhë e cila përkon edhe me përpilimin e faturës së dëmeve e cila do të jetë gati në datë 16 Janar.
Miratohet buxheti për vitin 2020. Buxheti i vitit 2020 është parashikuar në nivelin e 502.675 miliardë lekë ku 20 miliardë do të shkojnë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti si dhe 1 miliardë si bonus qiraje për familjet që akomodohen në hotele apo banesa të tjera me qira.
Votimi
Pro 90
Kundër 9
Abstenim 2
Pa votuar 5
Po rritje rrogash dhe pensionesh do kete apo e keni lene per mandatin e shtate....
Përgjigju