Denaj prezanton pr.buxhetin 2025: 15 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural! Lançojmë skemën e Garancisë Sovrane në 2025

Denaj prezanton pr.buxhetin 2025: 15 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural! Lançojmë skemën e Garancisë Sovrane në 2025

Anila Denaj

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj prezantoi ditën e sotme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin projekt-buxhetin 2025 për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.

Gjatë prezantimit të buxhetit ministrja Denaj theksoi se këtë vit jemi fokusuar e do vijojmë të fokusohemi në bashkimin e fermereve, duke synuar nxitjen e investimeve në ekonomi shkalle, ulur kostot dhe rritur produktivitetin.

“Nevoja për mbështetjen e sektorit gjatë vitit të ardhshëm e në vijim është e domodoshme dhe investimet janë të fokusuara në produkte investimesh që ndihmojnë përmirësim të sigurisë ushqimore, si edhe në sisteme dhe infrastrukturë që kontribuon në terma më afatgjatë edhe për objektivat dhe vizionin tonë “Bujqësia 2030”.

Përsa i përket buxhetit të propozuar për vitin 2025, Denaj nënvizoi se buxheti i propozuar arrin në 15 miliardë lekë, një rritje prej afro 4% në krahasim me buxhetin e vitit 2024. Me anë të këtij buxheti do të mundësohet financimi i politikave si Zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë, Siguria Ushqimore, Zhvillimi i qëndrueshëm i peshkimit dhe ekonomisë blu dhe Zhvillimi i kapaciteteve administrative dhe institucionale, bashkëpunimi i aktorëve, inovacioni dhe digjitalizimi.

"15 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural.  4.4 miliardë lekë nga buxheti do të shkojnë për mbështetje direktë për fermerët” u shpreh ministrja Denaj teksa theksoi se bashkimi i operatorëve do të jetë sërish në fokus të skemës për vitin 2025.

Në fokus të buxhetit për vitin 2025 do të jenë edhe siguria ushqimore me 2.6 miliardë lekë, si dhe infrastruktura ujitje-kullim dhe mbrojtje nga përmbytjet me një fond prej 2.9 miliardë lekësh.

Buxheti i pritshëm 2024, përfshirë Aktin Normativ të fundvitit me shtesat në skemat e fermerëve, parashikohet 12% më i lartë krahasuar me buxhetin faktik 2023. Investimet e brendshme në objekte në 2024 janë rritur me mbi 10%.

“Me Aktin Normativ të fundvitit, buxheti Bujqësisë për skemat e mbështetjes pritet të jetë 52 milion euro dhe në 2025 projektohet minimalisht 55 milion euro” theksoi ministrja Denaj.    

Denaj tha se në 2025 do të lançohet skema e Garancisë Sovrane.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë