Tiranë- Kryetari i PDIU-s, Shpëtim Idrizi në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv ka folur rreth vizitës së sotme të Kryediplomatit grek Nikos Dendias në Tiranë. Ai shprehet i zhgënjyer nga vizita, pasi sipas tij nuk kishte një rezultat konkret, madje nuk është e qartë se cila çështje do të çohet në Hagë.
"Jam i zhgënjyer nga kjo vizitë pasi nuk kishte asnjë produkt. Ajo që binte në sy dhe pikëpyetja që ka nevojë të sqarohet është se çfarë do të çohet ne Hagë, pasi Dendias fliste për delimitimin e ujërave detare, ndërsa Ministrja për Ligjin e Luftës. Referuar Gjykatës Kushtetuese, Shqipëria nuk do të hyjë në çështjet e demilitimit të kufijve, pasi është një çështje e ezauruar në 1946. Shqipëria dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e ka të ndaluar për të diskutuar rreth kufijve. Qeveria shqiptare po tregohet e kujdesshme, nga ana tjetër pala greke avancoi duke shtruar Çështjen e Varrezave. Ajo që unë pash sot ishte se përball avancimi të palës greke, Shqipëria ngritit Çështjen e Çamërisë duke përmendur dhe ligjin e luftës, por nuk pati rezultat konkret pasi Greqia foli rreth demilitimit, ndërsa Shqipëria për Ligjin e Luftës, Ministrja meriton përgëzim për përmendjen e Çështjes Çame",tha Idrizi.
Idrizi u pyet gjithashtu lidhur dhe me çështjen e zgjidhjes së Presidentit të ri. Ai tha se të gjithë parlamentarët kanë detyrimin të ulen dhe të japin kompromisin e tyre.
"Ajo që të vjen keq është aderimi i çështjet, ku të gjitha palët nuk janë të sinqerta, një opozitë që nuk është solide mund të ja lehtësoj situatën pozitës , është hera ime e parë që unë jam në një situatë të tillë për zgjedhjen e presidentit. Ai duhet ta luajë rolin mbi palët. Ne sot kemi detyrimin si parlamentar të ulemi, të japim kompromisin", tha ai.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.8%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 3424
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kikia: Si do votojnë shqiptarë do jetë komike, nuk ka fshehtësi dhe do votohet kolektivisht! Nesho: E vështirë të jetë e lirë
13 Janar, 21:44
-
Spahiu: Rreziku i votës emigrantëve me postë, është vota kolektive familjare ose blerja nga sipërmarrësit
13 Janar, 21:33
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
Termocentrali në Roskovec, Gazetari Toska: Bashkim Ulaj e Balluku po kryejnë krim! Hoxha ironi: Pse s'ia jep emrin e tij Berishës e Nokës
6 Janar, 22:54
-
Berisha në SPAK, Nuri për ‘5 Pyetjet’: Masë e palogjikshme! Hoxha: Hetimet kanë shkuar deri tek vilat e Argita Malltezit në Europë
6 Janar, 22:28
-
Spahiu: Ligjërisht, Berisha duhet gjykohej ose i lirë ose në arrest, por jo me detyrim paraqitje
6 Janar, 21:35
-
Bilanci i 2024-ës, gazetarja Keti Banushi në '5 Pyetjet': Viti i SPAK! Po preken të paprekshmit! Alimehmeti: Korrupsioni nuk parandalohet me 20 prokurorë
30 Dhjetor 2024, 22:33
-
Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë
30 Dhjetor 2024, 21:16
-
Kërcënimi nga Lindja, F-35 dhe 'kupola e hekurt', Athina po armatoset
27 Dhjetor 2024, 21:47
-
Toska zë ngushtë Telitin e PD: Pse nuk protestoni te Balluku, a iu komplekson emri i Bashkim Ulajt? Do jetë oligarku i parë që do arrestohet
23 Dhjetor 2024, 22:48
-
Teliti te ‘5 Pyetjet’: Gjekmarkaj u dhunua nga policia! Ironizon Hitaj: Mund të themi se ishte atentat i organizuar nga Rama, por s’është ashtu
23 Dhjetor 2024, 21:50
-
Ironia e Spahiut: A do vazhdojë protesta nesër, apo deputetët do ikin me pushime?
23 Dhjetor 2024, 21:23
Idrizi ka parti akoma? Pse merrni ne interviste Idrizin?! Me mire intervistoni ndonje cam te ndershem ...
Përgjigju