Mësuesi pedofil në Tepelenë abuzoi për 3 vite me 8-vjeçaren! Tronditin në ’Pa Gjurmë’ prindërit e të miturës: E kyçte në klasë dhe e zhvishte me biçak në dorë

Mësuesi i arsimit fillor në fshatin Luftinjë u akuzua fillimisht se abuzoi seksualisht për tre vite me radhë me të miturën, që në klasën e dytë. Prindërit e të miturës nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ tregojnë sesi vajza e tyre ra në duart e një njeriu me të cilin ata shkëmbeheshin çdo mëngjes në rrugët e fshatit dhe se ai kishte kryer veprime të turpshme me 8-vjeçaren. Ata shkojnë edhe më tej me rrëfimin shokues kur thonë se për tri vite rresht mësuesi e mbante pas mësimit, i kyçte derën duke u zhveshur vetë dhe vajzën. Një nga dëshmitarët e kësaj ngjarje të rëndë ishte shoku i bankës së të miturës. Në një nga ditët djali u kthye në klasë dhe pa mësuesin të zhveshur sëbashku me të miturën. Ky skandal u zbulua falë një telefonatë anonim, që sinjalizoi prindërit.

Ishte ora 20:00 në mbrëmje kur ra telefoni. Ishte një telefonatë anonime nga një zë burri.U shokova kur ai person mëtha sëduhet të ruaja vajzën time se mësuesi Mysreti abuzonte seksualisht. Fillimisht nuk e besova, pasi ai ishte mësues i vjetër dhe kishte opinion të mirë.Fola me burrin dhe më pas pyetëm vajzën. Ime bijë i pranoi të gjitha. M’u shemb bota para syve’-tregon nëna.

Detajet janë të rënda zbulohen edhe nga dosja hetimore. E mitura kishte dëshmuar para dy psikologeve dhe në prani të prokurorit të çeshtjes, si dhe janë marrë në pyetje katër nxënës të klasës asaj shkolle.

Shoku i klasës tregoi në Prokurori se ishte duke luajtur futboll dhe topi i kishte rënë tek koridoti iklasës. Aty ai ka hyrë në klasë, pasi ka gjetur derën jo të kyçur. Aty ai ka parë Mysretin llakuriq së bashku me vajzën time. Madje, nxënësi që e pa këtë skenëështë dhunuar në mënyrë barbare nga ai mësues, që të mos i tregonte askujt. Vajza me ka rrëfyer se ai i bënte shpesh këto veprime për tre vite me radhë dhe e kërcënonte me nje biçak se do ta vriste nëse do tregonte. I thoshte do të pres kokën dhe do ta hedh në pus që të mos të të gjej më njeri’’- vazhdoi rrëfimi tronditës nëna

Avokati i familjes, Idajet Beqiri tregoi së më 1 dhjetor që u dha vendimi me burg nga Gjykata e Apelit, Mysreti nuk ishte i pranishëm edhe pse kishte qenë në të 60 seancat gjyqësore të mëparshme.

Ai ende nuk është arrestuar. Gjykata e Apelit Gjirokastër la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë me 4 vite heqje lirie. Unë kam frikë se ai mos arratiset, me qëllim kërkimin e ndonjë azili. Ai nuk është parë këto ditë në fshat. Por më shumë do të rëndonte veten e tij, nëse kryen këtë veprim”- foli avokati Beqiri

Mes lotëve dhe dhembjes, babai i vajzës tregoi se sot e bija nuk gëzon një shëndet të mirë mendor. Ka refuzuar të vazhdojë mësimin në shkollën e fshatit.

Vajzën nuk e mbajmë më në shtëpi, e kemi dërguar tek të afërmit tanë në një tjetër fshat, qëështë shumë larg me ne. Atje ndjek shkollën, mirëështële të themi (qan), por ka nevojë ende për psikolog. Ai na bëri gjëmën dhe dua drejtësi se ka marrë minimumin e dënimit’’-mbyll rrëfimin babai në studion e ‘Pa Gjurme’

 

Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' (03.12.21)

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Parruca: 04/12/2021 00:50

    Pedofil dhe gjykohet ne gjendje te lire? Dhe ne fund merr vetem 4 vite denim? Ca eshte kjo drejtesi e dhjere mor aman? Po abuzimi me te mitur duhet te barazohet me vrasjen per masen e denimit, sepse nje femije i abuzuar eshte e bararbarte me nje jete te shkaterruar. Ai femije nuk e merr me veten per gjithe jeten, do mbetet me pasoja te renda psikologjike. Shqiperi te kam dhjere, s’te kuptova nje here.

    Përgjigju
  • Ton: 03/12/2021 20:05

    Cfare jane keta kafsh ore. Keta duhen var ne litar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar