Gjykata Egjiptiane që po gjykon ish-Presidentin Hosni Mubarak për dhënien e urdhërit të vrasjes së protestuesve gjatë protestave të vitit 2011-të, që i dhanë fund udhëheqjes 30 vjeçare të tij, ka shtyrë dhënien e vendimit. Verdikti për dënimin e tij do të jepet pas një muaji, më 29 nëntor.
Gjykatësi përgjegjës ka thënë se ai dhe prokurorët në këtë çështje nuk kanë mundur të analizojnë të gjithë dokumentacionin e kësaj çështje, që përmbante 160,000 faqe.
Jashtë ambienteve të gjykatës së Kairos janë mbledhur mbështetës të Mubarak, duke mbajtur foto të ish-komandantit të forcave ajrore dhe pankarta me slogane për lirimin e tij. Prezentë ishin dhe familjarë të protestuesve të vrarë nga forcat e sigurisë presidenciale.
Mubarak, ministri i tij i brendshëm Habib al-Adly dhe 6 zyrtarë të tjerë të mbrojtjes akuzohen për vrasjen e më shumë se 800 protestuesve, gjatë kaosit dhe vakuumit të sigurisë, në revoltat 18 ditore që nisën në janar të vitit 2011.
Megjithatë ata në asnjë moment nuk i kanë pranuar këto akuza. Ish-kreu i shtetit dhe krahu i tij i djathtë Adly u dënuan me burgim të përgjetshëm në 2012-tën për këtë çështje, por apelimi i tyre në gjykatën e apelit çoi në një seancë tjetër rigjykimi. pavarsisht kësaj, gjasat që Mubarak të lihet i lirë janë të pakta. Edhe pse në këtë rast i është dhënë lirim me kusht, ai tashmë është duke vuajtur një dënim të veçantë tre-vjeçar për shpërdorim të një spitali ushtarak në rrethin e pasur Maadi të Kajros.
Gjykata urdhëroi që Adly të mbetet në paraburgim, në pritje të dhënies së një dënimi të dytë.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO