Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, përmes rrjeteve sociale ka ironizuar reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për dënimin me 3.4 vite burg ndaj Saimir Tahirit.
Berisha tha se vendimi për ish-ministrin e Brendshëm është qesharak dhe se në çdo vend normal s'mund të ishte kurrë nën 42 vite burg.
Por deputeti i PS, i kujton ish-kryeministrit Berisha se katër protestues janë vrarë më '21 janar' 2011 në bulevard, por asnjë nuk është burgosur.
Kujtojmë se asokohe Sali Berisha ishte kryeministër ndërsa Lulzim Basha ministër i Brendshëm.
Braçe i quan katër pushkatime, dhe për këto duhet të kishte katër burgime përjetë.
“Në çdo vend normal, çdo pushkatim, një burgim i përjetshëm. Katër pushkatime, katër burgime përjetë. Sot nuk ka asnjë në burg. Minimumi është pabarazi, pandëshkueshmëria po e po.”-shkruan Braçe.
Postimi i Erion Braçes
Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".
Berisha duhet rjepur i gjalle me bixhak.
Përgjigju