Shqiptari në Kinë rrezikon dënim me vdekje, pjesë e grupit të trafikut të 1 ton kokainë! Ministri Hasani takon zyrtarin e qeverisë kineze: Të evitohet

Shqiptari në Kinë rrezikon dënim me vdekje, pjesë e grupit të trafikut të 1 ton kokainë! Ministri Hasani takon zyrtarin e qeverisë kineze: Të evitohet

Takimi diplomatik me të Dërguarin e Posaçëm të Qeverisë kineze Wu Hongbo

Tirane- Një i ri shqiptar rrezikon të dënimin me vdekje, si i akuzuar për përfshirje në trafik droge në Kinë. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ka mësuar se prokurori i çështjes Hou Xiangdong në këtë proces gjyqësor, disa ditë më parë kërkoi dënimin me vdekje për të riun shqiptar me inicialet K.K i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal.

Dënim kapital është kërkuar edhe për 5 të akuzuar të tjerë të këtij grupi prej 17 personash qytetar të Kinës dhe një tjetër Vietnamez. Sipas policisë së Kinës, ata tentuan me një anije të nisur nga Hong Kongu, të fusin në shtetin komunist, 1 ton Kokainë cila ishte blerë në Amerikën Latine. Në momentin kur panë se po i afrohej një anije e Rojës Bregdetare të Kinës, kapiteni i anijes Wu Duojian, udhëzoi gjashtë marinarët mes tyre edhe të riun shqiptar të hedhin në det pakot e drogës. I riu shqiptar është 36 vjeç me origjinë nga një qytet në jug të Shqipërisë.

Familjarët e tij, ishin në Kinë për të ndjekur procesin gjyqësor në gjykatën e Guangzhou në datat 11- 14 qershor. Avokati i tij shpjegoi në sallën e gjyqit se ndaj shqiptarit me inicialet K.K, duhet të këtë një masë më të lehtë, me dënim me burg dhe jo dënimin me vdekje.

Sipas avokatit i riu shqiptar është viktimë e kësaj situate dhe nuk është organizator i trafikut të kokainës. Nga të dhënat e mbledhura prej avokatit të shqiptarit përfshi dëshmitë e të arrestuarve të tjerë gjatë kohës që po transportohej droga, i riu shqiptar i punësuar si marinar në këtë anije. Ai e kishte kuptuar se ishte përfshirë në një grup kriminal momentin kur u urdhërua nga kapiteni anijes të hidhte në det sasinë e kokainës.

Gjykata në Kinë pritet të japë vendimin për shqiptarin dhe 16 të arrestuarit e tjerë gjatë muajit korrik ndërkohë familjarët e të riut shqiptar, i kanë apeluar për ndihmë qeverisë shqiptare.

Familja kërkon ndihmën e qeverisë shqiptare

Familjarët e të riut kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për ta shpëtuar pasi sipas tyre i riu 36 vjeçar me inicialet K.K nuk ka një rol parësor dhe udhëheqës në grupin e të arrestuarve të akuzuar për futjen në Kinë të 1 ton kokainë.

 Gazetari Top Channel Muhamed Veliu bazuar në të drejtën e Informimit Publik pyeti Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme nëse kjo çështje a është diskutuar sot mes ministrit Igli Hasani dhe të Dërguarin e Posaçëm të Qeverisë kineze për Çështjet Evropiane, Wu Hongbo

Në përgjigjen thuhet:

“Në përgjigje të kërkesës tuaj ju bëjmë me dije se, gjatë takimit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i përcolli të Dërguarit të Posaçëm të Qeverisë kineze për Çështjet Evropiane, Ëu Hongbo, ndjeshmërinë e lartë që ka për qeverinë shqiptare dhe opinionin publik, gjykim që po zhvillohet në Gjykatën Popullore të Nivelit të Mesëm në qytetin e Guangzhou (Provinca Guangdong), në ngarkim të shtetasit shqiptar”.

Më tej në këtë përgjigje theksohet se:

“Duke kërkuar respektim të të gjithë të drejtave të shtetasit në fjalë, në të gjitha shkallët e procesit gjyqësor, pala shqiptare i kërkoi autoriteteve kineze të evitohet aplikimi i dënimit kapital”.

MEPJ në emër të qeverisë shqiptare tregon se kërkesë i është përcjellë me herët edhe Ministrit të Jashtëm të Republikës Popullore të Kinës, nga homologu i tij shqiptar përmes një letre zyrtare.

MEPJ thekson se do të vazhdojë të ndjekë me prioritetin maksimal këtë çështje./ Top Channel

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania