Dënimi me 3 vite e 4 muaj burg, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri depoziton rekursin! Kërkon pafajsi në Gjykatën e Lartë
Saimir Tahiri në Gjykatë, ditën e dhënies së dënimit
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka depozituar në Apelin e GJKKO rekursin mbi dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre. Kujtojmë se më herët ka qenë SPAK që ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë që ish-ministri të përballet edhe me akuzat për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Për këtë arsye, SPAK kërkoi prishjen e vendimit të Apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykuese. Më pas ka qenë ish-kreu i Policisë së Vlorës, Jaled Çela, i cili ka depozituar në Apelin e GJKKO rekurs, duke kundërshtuar dënimin me 3 vite e 4 muaj burg. Me këtë rekurs Saimir Tahiri kërkon pafajsinë në Gjykatën e Lartë.
Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.
Sipas Gjykatës, Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit. Saimir Tahiri po vuan dënimin në burgun e Fierit.
Kujtojmë se Saimir Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, si ministri më jetëgjatë në atë dikaster. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.
/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.8%
-
Jo
19.8%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2809
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
‘Plumbi i Artë’/ GJKKO dëgjon dëshminë e Nuredin Dumanit e dy të penduarve të tjerë me dyer të mbyllura! Avokatët ikin nga salla: Të jetë edhe media
17 Dhjetor, 09:36
-
Trafik droge në Spanjë, konfiskohen 27 pasuri të klanit Farruku, hiqet sekuestro për 40 të tjera! 'Koka' e grupit, shqiptari me 10 emra
17 Dhjetor, 08:57
-
Afera Partizani/ Seanca në GJKKO për Berishën, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerët! Më 6 janar vendoset nëse dosja kalon për gjykim
16 Dhjetor, 15:20
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, ankimon heqjen e masës në Apelin e GJKKO
16 Dhjetor, 15:20
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
-
VIDEOLAJM/ Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Kështu e ka jeta
16 Dhjetor, 10:01
-
Berisha nuk heq dorë nga skenaret e dhunës, nxit emigrantët: Gjuani me vezë dhe domate punonjësit e ambasadave shqiptare
13 Dhjetor, 14:13
-
U arrestuan me akuzën se do vrisnin Elton Kilën, GJKKO liron Arsen Preçin dhe Arben Spahiun
13 Dhjetor, 14:12
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor, 13:36
-
Kryebashkiaku i Tropojës kërkon lirinë, GJKKO merr vendimin për Rexhë Byberin
13 Dhjetor, 13:30
Po ne burg te rish se e ke hak te gjitha pislleqet qe bere dhe parat qe merje nga drejtoret qe vije e kishe te majme doren nga nje 150 mije eur merje per vlore dures korc gjirokaster apo i harove plus cfare te sillnin cdo muaj ata te dursit e po mikun ten shullazin apo e harove ska drejtesi ne vend po e lane
Përgjigju