Pak ditë pasi GJKKO e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të vuajë dënimin në burgun e Fierit. Kështu vendosi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve! Tahiri u transferua nga burgu '313' pasditen e sotme, ndërsa mbërriti në burgun e Fierit rreth orës 16:00.
Fillimisht pas vendimit të gjykatës, Tahiri u transferua në burgun 313, ku u vendos në godinën nr.2, godina e re e burgut. Për arsye sigurie ai u la vetëm në një qeli, pasi në kohën kur ka qenë ministër i Brendshëm, janë arrestuar shumë nga të burgosurit që ndodhen aty.
Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Sipas Gjykatës, Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit.
Ndërkohë, 2 prej 3 gjyqtarëve të Apelit të GJKKO që kanë dënuar Saimir Tahirin me 3 vite e 4 muaj burg ishin në konflikt interesi. Prapaskena u vërtetua dje nga Report Tv, dy ditë pas vendimi që çoi në qeli ish-ministrin e Brendshëm. Vendimi për dënimin e ish ministrit të Brendshëm është marrë nga një trupë gjykuese, e kryesuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi, për të cilin në vitin 2014 vetë Saimir Tahiri kishtë kërkuar ndëshkim për shkelje në 3 procese gjyqësore. Ndërkohë që edhe gjyqtari tjetër Florjan Kalaja ishte në konflikt interesi. Vëllai i tij Aulon Kalaja është anëtar i Këshillit kombëtar të PD dhe gjithnjë ka mbajtur qëndrime shumë të ashpra ndaj Saimir Tahirit.
Kujtojmë se Saimir Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, si ministri më jetëgjatë në atë dikaster. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.
Saimir Tahiri ka mbërritur pasditen e sotme në Burgun e Fierit, ku do të kryej dënimin prej 4 vitesh e 3 muaj. Ai mbërriti rreth orës 16:00, i shoqëruar nga një patrullë dhe 4 motorë policie.
I shoqëruar me 4 motorë policie e një patrullë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri la sot ambientet e burgut '313', për t'u transferuar në burgun e Fierit, ku ai do të vuaj dënimin prej 3 vitesh e 4 muaj. Vendimi për transferimin e Tahirit në burgun e Fierit u mor nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Mos u merzit se ke Gimin dhe Danen ne Fier,ata kane shoqeri te madhe aty
PërgjigjuEpo i ka qef spektaklet Tahiri. Edhe ne burg me ceremoni po shkon hahaha pse nuk i bete nje qeli ne babice ngjitur me Habilajt dhe varrezat.
PërgjigjuO njerez ne kemi frik mos me pre nje kupon tatimor 60 lek. Ju komentoni bemat e Selam musait
PërgjigjuTahiri nuk vrau njeri dhe po ben burg, po Sala e Meta qe kane lyer duart me gjak? Perfundimisht nuk ka drejtesi ne kte vend, prandaj po iken rinia nga syte kembet.
Përgjigju@Xxxxxxx bravo ti qenke super legeni i tij që komenton është djalë yll
Saimir tahiri eshte djal yll po edi cke ti vlora ik e korr grurin andej nga llakatundi edhe fut lopet ne kasolle e vlla se ska ngel tek ty politika ..ik vlla naten e mir.
@"" po pse ore te q..... surratin pa drejtësi të duket kjo ndaj Tahirit o legeni i tij që të jep ai ndonjë pjatë supë...