Ish-deputeti Mark Frroku i drejtohet gjykatës së apelit me kërkesë për pafajësi ndërsa në 24 faqe ankim ai argumenton se dënimi me 7.5 vite burg për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë e ndërtim të paligjshëm janë akuza të pabazuara.
 
Sipas pretendimeve të Frrokut ILDKPI e cila e ka kallëzuar për pasurinë se ka thërritur asnjëherë për ti kërkuar shpjegime për cka kish deklaruar dhe si ka komunikuar asnjë masë administrative sic parashikohet në ligj.
 
Ndalur tek pastrimi i parave Frroku ankimon sërish ekspertizën e prokurorisë së përgjithshme për 2 milion dollar të pajustifikuara me pretendimin se ekspertiza kontabël është e njëanshme dhe e bërë nga ekspertët e prokurorisë.
 
Për sa i përket ndërtimit pa lejë Frroku argumenton në apelin e tij se ai ndërtim të cilin prokuroria dhe gjykata e cilësojnë pa leje, është legalizuar nga institucionet shtetërore dhe për sa kohë është legalizuar s’mund të përbëjë më vepër penale.
 
Më 21 Prill 2017 gjykata penale e dënoi Frrokun për tre akuza përfshi Refuzim për deklarim pasurie me 1 vite e 6 muaj, pastrim parash me 6 vite, ndërtim i paligjshëm për qëllime biznesi me 1 vit e 6 muaj dhe në bashkim të dënimeve me një të vetëm prej 7.5 vite.
 
ReportTv ka kontaktuar dhe me prokurorinë e Tiranës e cila dhe pse se ka depozituar ende u shpreh se brenda javës së ardhshme si në rastin e Kristian Marinajt ata do të kërkojnë nga apeli dënimin për akuzën e vrasjes për të cilin Frroku e Marinaj morën pafajësi.