Skandal në burgjet britanike, shqiptarët paguajnë 2 mijë paund për të bërë seks me gardianet

Skandal në burgjet britanike, shqiptarët paguajnë 2 mijë paund për të bërë seks me gardianet

Foto ilustruese

Një skandal është zbuluar së fundmi në burgjet britanike, ku të burgosurit shqiptar kanë pohuar se kanë paguar gardianet femra të burgut deri në 2 mijë paund për të kryer marrëdhënie seksuale në qelitë e tyre të burgut.

Në një investigim të bërë së fundmi “The Sun” dalë në dritë pas një sërë mesazhesh mes të burgosurve dhe ish kriminelëve në një bisedë në TikTok të transmetuar nga një qeli burgu.

 "Ne shqiptarët kemi bërë seks me oficere burgu për 2000 £", tha një ish-i dënuar shqiptar.

Shqiptari Eugert Merizaj, i cili po vuan dënimin me 32 vite burg për rolin e tij në vrasjen brutale me armë gjahu të një rivali të drogës, mburret se kishte “kishte lidhur një gardiane me një tjetër të burgosur”, shkruan The Sun.

Ai pohoi gjithashtu se është përpjekur që të shmangte takimet për të kryer marrëdhënie seksuale me stafin e burgu me qëllim për të mos i shtuar vitet e dënimit.

Merizaj foli edhe sesi gardianet femra i kanë hyrë në dhomën e tij për ta zgjuar për mëngjes dhe kanë kontrolluar dhomën e tij.

“Unë nuk i prek punonjëset femra të burgut. Unë nuk dua të marr 12 vjet shtesë. Dje në mëngjes një roje femër erdhi në dhomën time duke thënë, zgjohu dhe merr mëngjesin. Një tjetër femër oficere burgu erdhi dhe kontrolloi dhomën time", tha ai.

Këto akuza të reja pasojnë videon tronditëse të publikuar në qershor, e cila pretendohet se tregon një oficere femër burgu në HMP Wandsworth duke bërë seks me një të burgosur në qelinë e tij. Linda De Sousa Abreu, 30 vjeç, është akuzuar për marrëdhënie seksuale me një të burgosur në burg.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Biondi 235: 21/07/2024 19:49

    Rat!

    Përgjigju
    • Po mër po: 22/07/2024 09:24

      Babale

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë