Një bandë italo-shqiptare e trafikut të lëndëve narkotike dhe veprave të tjera kriminale prej 13 personash është dënuar me 157 vite burg nga Gjykata e Apelit të Catanias.  

Shqiptarët e dënuar janë Shpëtim Xeka, i cili do të vuaj 8 vite e 10 muaj burg si dhe Ylber Xeka, 3 vite e 10 muaj burg. Pjesa tjetër e të dënuarve janë shtetas italianë. 

Mediat italiane e konsiderojnë historik vendimin e Gjykatës së Apelit të Catanias për grupin e drogës që u shkatërrua në prill të vitit 2014.

banda
(Të dënuarit e bandës italo-shqiptare)

Banda trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali
Mediat italiane bëjnë me dije se banda furnizohej me lëndë narkotike të llojit marijuanë nga Shqipëria dhe më pas e shpërndarin atë përmes një rrjeti të gjerë shitësish.

Droga dërgohej direkt në shtëpinë e klientëve ose në vendbanimet e të arrestuarve.

Pjesë e grupit ishin edhe dy gra.

Në disa raste trafikantët e fshihnin drogën brenda disa automjeteve të dëmtuara me qëllim që t’i merrte karoatreci për të shmangur dyshimet e policisë. Operacion u krye me sukses në vitin 2014.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com