TIRANE-Gjyqtari i Apelit të Tiranës Alaudin Malaj bëri akuza të forta mbrëmjen e sotme në studion e emisionit '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv. Ai tha se këtë verë, në 25 korrik katër persona i morën peng një roje të familjes së tij në mes të Vlorës dhe i kërkuan që të mos i mbrojë më, por që autorët nuk u zbuluan. "Në 25 korrik një roje i familjes sime u mor peng te xhamia në Vlorë nga katër persona, iu fut pistoleta në bark, e morën në  makinë dhe e lëshuan në Fier, i thanë 'mos i mbro më për familjen time se do u gjejë belaja'. Personi shkoi në Vlorë bëri kallëzim, i shkrova drejtorit të policisë dhe i thashë zbuloje, të nesërmen nuk u bë asgjë. Pas një muaji prindërve të mi u mor një apartament me forcë me dhunë nga grupet e gatshme të policisë".

Gjyqtari: Fatmir Xhafaj më ndaloi familjarët se i nxora vendimin për vëllanë në Itali
Malaj që ende nuk ka kaluar në vetting, akuzoi edhe Fatmir Xhafaj se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm i ndaloi familjarët si hakmarrje, pasi i kishte nxjerrë vendimin për vëllanë lidhur me problemet që kishte me drejtësinë italiane.  "I kam bërë ankesë ministrit për ndalimin e familjarëve të mi. Pse e ndalon një familjar të gjyqtarit, kur ne me ligjin që ka miratuar kjo shumicë ka mbrojtje të posaçme, i ndaloi i arrestoi sikur ka bërë Fatmir Xhafaj se unë i nxora vendimin se vëllai i tij ishte dënuar në Itali. Dhe jam i bindur se kam bërë gjënë e duhur. Nuk mund të pranoja të drejtohesha nga një ministër i Brendshëm që vëllanë e ka të dënuar. Le të rrijë ministër Turizmi dhe jo i Brendshëm, përgjegjësia është shtetërore. Ky ministër nuk ka njeri pa arrestuar në familjen time. Vendimi italian ishte në të gjithë Shqipërinë, por asnjë nuk e nxirrte. Ai u dërgua kundër ligjit jashtë shtetit. Por ka një procedurë, pse u ndoq një regjim tjetër për këtë. Cdo njeri që kërkohet jashtë shtetit, ndalohet dhe caktohet masë sigurimi për 40 ditë. Pse nuk u zbatuan ligjet shqiptare. U mor, iku për tërë natën. Ai që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi. Kur e  mban këtu mund të kryhen hetimet të tjera më pas nisur nga deklarimet. Sot policia nuk bën detyrën e vet se nëse ata do të sjellin letrat në gjykatë nuk ka asnjë që të firmosë ndryshe" tha ai.

Malaj: 100 të zhdukur në Vlorë, policia drejtohet nga mafia e Fierit
Gjyqtari u shpreh se sot në Vlorë janë 100 persona të zhdukur dhe se policia e qytetit bregdetar drejtohet nga mafia e Fierit. "Sot policia e Vlorës drejtohet nga gjithë mafia e Fierit. Të gjithë oficerët e policisë gjyqësore janë nga Fier. Dil sot në Vlorë në qytetin ku kanë humbur 100 veta, sepse nuk funksion policia, nuk i interesohen kush i ka humbur. 100 veta sot mungojnë, kujton se i bëjnë njerëzit pa i lidhur me bandat, nuk mund të ketë asnjë bandit më të fortë se shteti".

Malaj: Policia falsifikon procesverbalet
Gjithashtu Malaj hodhi akuza të fortë në drejtim të policisë duke deklaruar se ka raste kur falsifikon procesverbalet e provave. "Po falsifikohen procesverbalet nga policia si në 1996. Policia e gjen makinën në një qytet dhe e sjell në drejtorinë e policisë shkencore, kur me ligj është e ndaluar të lëvizë të gjitha sendet e vendit të ngjarjes. Policia duhet të bëjë procedurën atje. Këtu ka një disrakordëancë të madhe, kemi një ligj sot për Kodin e Procedurës penale që nuk zbatohet, por një urdhëresë e një ministri për të bërë procesverbalin e kqyerjes së vendit të ngjarjes. Nuk është problemi vetëm i këtij ministri, janë të kohëve të mëparshme. Kur do të ndalojmë policinë të falsifikojë provat? Sa herë është proceduar ndonjë oficer i policisë për falsifikimin e provave? Sot në jetën njerëzore Zoti dhe gjykatësi gjykojnë".

Malaj: Policia shtriu në tokë katër herë fëmijën e një gjyqtari
Ai komentoi edhe paketën anti-KÇK dhe shkarkimet në gjyqësor nga vettingu. Malaj mbrojti gjyqtarët duke shpjeguar sipas tij edhe arsyet. "Sot gjyqtarët po shqyrtojnë cështje të 2016-17, janë shumë pak cështje të reja. Sot kanë ikur rreth 100 gjyqtarë. Apeli i Tiranës kur kam qenë titullar shqyrtonte 9 mijë cështje në vit, sot maksimum 3600 në vit, si pasojë e largimit të gjyqtarëve, kolapsit, pasi kanë ikur 50%. Shumica e cështjeve janë patenta, ndërtime pa leje, kundërshtim të policisë, që u ka ikur koha. KCK për cfarë? Të drejtat e qytetarëve që kanë ndërtuar pa leje, apo atyre që kanë kundërshtuar qytetarët.

Policia është forcë e armatosur dhe ka për të detyrë të ndalojë keqbërësit, por problemi është sa e kemi ne policinë për të ndaluar personin. Nëse trupa provokon, atëherë i bie që nuk po kundërshton qytetari, por polici ligjin. Para dy muajsh një trupë kishte kapur një qytetar poshtë pallatit dhe i kërkonte kartën ID, ai u tha hajde ngjitemi në katin e 9, ata e morën e futën në komisariat dhe e mbajtën 12 orë. Përse? Sepse nuk pranuan të ngjiten të merrnin kartën ID. Një rast tjetër ishte ndalim i fëmijës së një gjyqtari, katër policë shtrinë një fëmijë në shesh është me audio dhe video. Ai nuk e kundërshtoi, u tha do të vij ku të doni ju. Ata e ndaluan katër herë hesht. Këta janë KCK, këta gjyqtarët
?" përfundoi ai.