Denoncimi i deputetit Nallbati: Në Bashkinë Devoll paguhen njerëz që nuk shkojnë në punë! Paratë e qytetarëve shkojnë për patronazhistët

Deputeti demokrat , Bledion Nallbati, përmes një deklarate nga Kryesia e Kuvendit ka deklaruar se në Bashkinë Devoll janë bërë punësime fiktive dhe se paratë e qytetarëve shkojnë për patronazhistët.  Sipas Nallbatit kryetari i Bashkisë Devoll kapet në flagrancë duke paguar persona që nuk kryejnë punë në bashki, por punojnë në privat

“Bashkia e  Devollit, është shembulli tipik se si shpërdorohen taksat e qytetarëve. Sesi fryhet administrata me individë që nuk kryejnë punën për të cilën paguhen. Emisioni investigativ STOP ka publikuar dje një listë të gjatë me emra, që ndonëse paguhen me rrogë në bashki,  gjatë orarit të punës bëjnë çdo punë private përveçse atë të shtetit.

Që nga shoferi i kryetarit të bashkisë e deri tek punonjësit e qëndres kulturore, punonjës shërbimesh, në orarin e punës janë duke kryer lloj-lloj punësh private përveç atyre të shtetit për të cilën paguhen njësoj si ata qe shkojnë e çdo ditë në pune. Kjo u provua me zë dhe figurë nga gazetarët të cilët në orarin e punës prenotuan punonjësit e shtetit për shërbime private. Por ajo që e bën edhe më skandaloze situatën është vetë kryetari i emëruar i bashkisë, Eduart Duro, i cili pa iu dridhur qerpiku e pranon fenomenin, madje e mbron në mënyrë qesharake”, tha ai.

Në fund deputeti i zgjedhur në Qarkun Korçë i bëri thirrje organeve kompetente që “në mënyre urgjente të nisin hetimet për këtë rast flagrant, pasi këtu kemi te bëjmë me shpërdorim te hapur te detyrës dhe shpërdorim të fondeve publike”.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)