Meta: Kryeministrja e Finlandës për një video që kërceu kërkoi falje, me denoncimin e ujësjellësit të Memaliajt duhej të jepeshin 2 dorëheqje

 

I pyetur lidhur me dosjet që janë gati për Edi Ramën, kryetari i PL-së, Ilir Meta ka thënë thjesht se janë të vërteta ndërsa i është rikthyer edhe njëherë denoncimit të ujësjellësit të Memaliajt. Duke iu referuar kryeministres së Finlandës dhe ndjesës së saj publike, Meta tha se pas këtij denoncimi duhej të jepeshin dy dorëheqje.

‘Mendoj se për këtë ka vetëm dosje dhe janë të vërteta të montuara, të pa falsifikuara. Do të kemi ditë të reja por do t’iu lutesha të ktheheshit te rasti flagrant. Si mund të ndodhë një gjë e tillë në një vend të BE dhe NATO-s. Ajo kryeministrja e Finlandës, vetëm se kërceu kërkoi falje, jo më me këtë video duhet të ishin dhënë dy dorëheqje.

I pyetur për shtatorin në të cilin ka paralajmëruar protesta, meta është shprehur se vendi ynë është çdo ditë në protestë.

'Nuk është kjo çështje më e rëndësishme, Shqipëria është çdo ditë në protestë, e vetmja protestë që s’duhet të ndodhë është largimi i shqiptarëve nga vendi. Për ta lënë këtë vend pa mbrojtje. Ky është vendi i shqiptarëve dhe zgjidhja nuk është emigrimi.

Sipërmarrja shqiptare është në këtë gjendje sepse nuk ka më garë dhe tenderë.'- tha Meta 


Lajmi kryesor:

Partia e Lirisë: Punimet në ujësjellësin e Memaliajt nisën pa u shpallur fituesi i tenderit! Rama e përdori për fushatën elektorale të 25 prillit


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit