Partia e Lirisë: Punimet në ujësjellësin e Memaliajt nisën pa u shpallur fituesi i tenderit! Rama e përdori për fushatën elektorale të 25 prillit

TIRANË- Partia e Lirisë ka denoncuar sot, një skandal, siç ata e quajtën, për ujësjellësin e Memaliajt në Tepelenë, një investim prej  Në një konferencë për shtyp, Partia e Lirisë thotë se punimet e ujësjellësit janë nisur ende pa u shpallur fituesi i tenderit. Dhe e gjithë kjo sipas tyre është përdorur vetëm për fushatën elektorale të 25 prillit 2021.

Ata publikuan një video të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi gjatë inspektimit të punimeve, vizitë që është zhvilluar me datë 7 prill. Por, Partia e lirisë pretendon se në atë kohë ende nuk ishte shpallur fituesi i tenderit, por ata i nisën punimet pa fitues. Ndërkohë, Partia e Lirisë thotë se kontrata për të nisur punimet është nënshkruar me dy muaj me vonesë.

"Si vidhen si pronë personale paratë e milionët e eurove të qytetarëve të thjeshtë. Bëhet fjalë për ujësjellësin e Memaliaj, invesim 4 miliardë, i vili është bërë publik fillimi i punimeve më 7 prill, pak ditë para fushatës elektorale të 25 prillit 2021. Çuçi deklarojnë se ky investim po fillonte dhe ka shkuar ta inspektojnë. E patë vetë tabelën e madhe. Në fakt Rama siç dihet grabitqar dhe hajdut, shkon të inauguroj një investim që s’ka mbaruar akoma. Ku e vërtetoni ju? Me dokumentin e agjencisë të prokurorimit publik. Fituesi shpallej me datë 9, ata shkuan në datë 7. Kontrata për të filluar punimet është lidhur më 9 qershor, 2 muaj e gjysmë më vonë. Tenderat nuk ekzistojnë. Me datë 7 kanë filluar inaugurimin. Ministri i Brendshëm deklarojnë se kanë lidhur kontrata, ndërkohë që është lidhur 2 muaj e gjysmë më para. Kjo ishte nga më rastet më flagrantet", tha Petrit Vasili. 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se nuk ekziston gara në tendera, por janë thjesht një farsë e qeverisë, pasi në favorizojnë kompanitë që duan. Ashtu si në çdo dalje, Meta paralajmëroi një në shtator të nxehtë me protesta kundër qeverisë. Ndërsa theksoi se do të vijojnë sërish të denoncojnë skandalet e qeverisë.

Meta u ndal edhe tek çështja e mbiemrit. Ai u tha gazetarëve se nuk e ka ndryshuar asnjëherë mbiemrin, por e ka pasur Metaj gjatë gjithë kohës, e ndërsa shtoi se nuk ka asnëj arsye përse ta ndryshojë, pasi është krenar për mbiemrin e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:24
SPAK i kërkoi gjendjes civile certifikatën, Kreu i PL-së: Të jeni të qartë, jam dhe do mbetem Ilir Metaj

 

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u është përgjigjur gazetarëve nëse ka ndryshuar emrin apo jo, pasi kërkesës së SPAK ndaj gjendjes civile. Meta tha se nuk e ka ndryshuar asnjëherë mbiemrin, është dhe do të mbetet Ilir Rexhep Metaj.

“Të jeni shumë të qartë, kam qenë dhe jam do jem do jemi ilir Rexhep Metaj, i lindur më 24 mars në Çepan të Skraparit dhe skam asnjë arsye që jo vetëm të mos jem krenar për emrin dhe mbiemrin tim për gjithçka që kam bërë deri më sot. Përkundrazi fëmijët kanë arsye të jenë edhe me krenarë në të ardhmen, edhe për babin e tyre”, tha Meta.

Në kuadër të hetimeve për skandalin e lobimit në SHBA, Spak i kërkoi KQZ formularin e vetëdeklarimit të Ilir Metës, si edhe gjendjes civili certifikatën e tij. Gjendja civile i ka kthyer përgjigje SPAK, ku thotë se Meta nuk e ka ndryshuar asnjëherë mbiemrin dhe e ka Metaj.

Ora 13:19
Meta: Kryeministrja e Finlandës për një video që kërceu kërkoi falje, me denoncimin e ujësjellësit të Memaliajt duhej të jepeshin 2 dorëheqje

 

I pyetur lidhur me dosjet që janë gati për Edi Ramën, kryetari i PL-së, Ilir Meta ka thënë thjesht se janë të vërteta ndërsa i është rikthyer edhe njëherë denoncimit të ujësjellësit të Memaliajt. Duke iu referuar kryeministres së Finlandës dhe ndjesës së saj publike, Meta tha se pas këtij denoncimi duhej të jepeshin dy dorëheqje.

‘Mendoj se për këtë ka vetëm dosje dhe janë të vërteta të montuara, të pa falsifikuara. Do të kemi ditë të reja por do t’iu lutesha të ktheheshit te rasti flagrant. Si mund të ndodhë një gjë e tillë në një vend të BE dhe NATO-s. Ajo kryeministrja e Finlandës, vetëm se kërceu kërkoi falje, jo më me këtë video duhet të ishin dhënë dy dorëheqje.

I pyetur për shtatorin në të cilin ka paralajmëruar protesta, meta është shprehur se vendi ynë është çdo ditë në protestë.

'Nuk është kjo çështje më e rëndësishme, Shqipëria është çdo ditë në protestë, e vetmja protestë që s’duhet të ndodhë është largimi i shqiptarëve nga vendi. Për ta lënë këtë vend pa mbrojtje. Ky është vendi i shqiptarëve dhe zgjidhja nuk është emigrimi.

Sipërmarrja shqiptare është në këtë gjendje sepse nuk ka më garë dhe tenderë.'- tha Meta 

Ora 13:17
Meta-qytetarëve: Drejtësia e kapur në fyt nga Rama, të bëhemi bashkë dhe të kthejmë rendin kushtetues

 

Kreu i partisë së Lirisë në një konferencë për mediat tha se drejtësia është e kapur nga kryeministri Edi Rama. Meta u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen në nismat opozitare që t’i kthejnë vendit rendin kushtetues.

“Nuk është faji im që nuk besoj, i kemi dhënë shumë besim drejtësisë kur kemi parë që është kapur me fyt nga Rama. Zgjedhja e kryeprokuroret. Jemi përpjekur t’i japim kurajo që të dalë nga kthetrat e Tiranës, i kemi dhënë fakte, denoncime, prova konkrete, nuk është faji jonë nëse ajo vazhdon të qëndrojë në kthetrat e Ramës. Drejtësia është monopol i popullit të Shqipërisë. Shpresoj të mos Shkojmë në një kurs të përplaset populli me drejtësinë. Drejtësia do përplaset me këtë dhunues të ligjeve që shkel hapur ligjet shpërdoron detyrën, barazinë në tendera. Drejtësi ka patur dhe ka në çdo kohë. Drejtësia që do vijë do e lartësojë këtë vend. Kush dëshiron të bëhet pjesë e drejtësisë që vjen është i mirëpritur dhe i nxitur të bëjë punën e tij”, tha Meta.

Ora 13:04
Denoncimi për ujësjellësin e Memaliajt/ Meta: Ky s’është rast i veçantë do nxjerrim edhe të tjera! Pazaret bëhen më përpara

 

Kryetari i PL-së, Ilir Meta në një konferencë live ka zgjedhur të hedhë akuza ndaj qeverisë për ujësjellësin të prezantuar nga Rama më 7 prill i cili ende nuk ka nisur punimet.

Meta paralajmëron se do të nxjerrin të tjera raste si këto.

'Shteti banditësh dhe jo të një shteti të së drejtës, të demokracisë të funksionimit të ligjit të përgjithshëm të meritokracisë, konkurrencës së lirë dhe të ndershme. Është e qartë që nuk kemi të bëjmë më një rast të veçantë do nxjerrim dhe të tjera. Pra, në shtetin e këtyre banditëve,  gjithçka bëhet fakt i kryer, pazaret bëhen më përpara.

Tenderi është formal si çdo gjë tjetër, por edhe kontrata (se pa të nuk nis projekti) lidhet pas 3 muajsh.

Ua kam thënë  që përgjigjet e Ramës do jenë para ligjit, me firmat, provat dhe ligjet e tij, s’do falsifikojmë asnjë.

Rasti më i shkëlqyer, kur partia dhe shteti shkrihen në një, partia vendos që do të nisin në 7 prill punimet. Fillon puna, del në Tv ndërkohë formalisht letrat bëhen për tenderin më vonë dhe për kontratën bëhen pas 3-4 muaj në qershor. Këtu është vrarë shteti i së drejtës, është vrarë merita, konkurrenca etj.'- tha Meta 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëror bucja Saliut: 29/08/2022 17:28

    Arbëror, te shkaperdhefsha Saliun e monen bashke me Liken

    Përgjigju
  • Xen gerdeci: 29/08/2022 15:22

    Po mirë o Like ti ke qenë je dhe do ngelesh Ilir Rexhep Metaj nga Çepani,po unë si t'ja bëj asaj dekoratës që me dhe ti,se atje këndon Ilir Meta,President i RSh. Apo vari c.... Shkurt ti tash me siglën Ilir Meta ke tallë leshtë me shqiptarët , O Like po të prezantohesh e firmosësh jo nën gjeneralitetet e tua të sakta,por nën gjeneralitete të rremë është shkelje e ligji ... Bravo Like ... Floriri...Meta... Metaj...kë të marr e këtë lë,M..... je i tëri ti nga këmbët te koka .

    Përgjigju
  • Arlis: 29/08/2022 14:13

    Oo meta dhemb floriri po ik merr salen prej dore dhe pini ndonje got ver se per kete vend nuk jeni juve na degjoni ne se ju njohim kush jeni

    Përgjigju
  • Orion: 29/08/2022 14:12

    Si mos te ishte ndryshe duhet te kishte folur patjeter floriri se di me ca fytyre del njeher ketu dhe thot kto fjal

    Përgjigju
  • minushe: 29/08/2022 14:09

    te jene krenar femijet per mua.. thote Ilir Meta! u permbyste bota ishalla

    Përgjigju
  • FBI: 29/08/2022 13:52

    Shumica e personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare në shmangie të ligjit nga Ilir Meta, në emër të interesit madhor kombëtar dhe si personalitete të kombit, në fakt janë vrasës të shumëfishtë, trafikantë, drogaxhinj, përdhunues, hajdutë ordinerë, dashnore politikanësh etj. Të gjitha faktet mbërthejnë Ilir Metën, duke e vendosur Byronë e Hetimit para provës së parë, për të shembur murin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Por, dosja e pazarit të pasaportave, nuk do të jetë e vetmja. Grupi i personazheve në fjalë do të përgatisë një tjetër dosje për pasurinë e Ilir Metës, krijuar me para të pista. Me paratë e ligjshme që ka deklaruar Ilir Meta bashkë me Monika Kryemadhin, që janë vetëm paga shteti, nuk mbulon dot as shpenzimet për festimin e datëlindjeve të Monikës

    Përgjigju
  • katunari: 29/08/2022 13:50

    rri pi kafe me vrases nga gjermania o idiot i vogel

    Përgjigju
  • Alban: 29/08/2022 13:48

    po hidhe pra ne gjyq or matuf , ca ben gam gam kot

    Përgjigju
  • miri: 29/08/2022 13:44

    gjynaf me vjen per kte liken vallaj se rri e rri e derdellis kot

    Përgjigju
  • dritan: 29/08/2022 13:43

    po ky likja akm ska hequr dor nga politika se na e shpifi duke e par perdit

    Përgjigju
  • eli: 29/08/2022 13:32

    Korrigjim per shkrimin e mbiemrit ne disa nga nentitujt e mesiperm: Jo "Metes",por "Metajt".Jo "Meta",por "Metaj".

    Përgjigju
  • eli: 29/08/2022 13:30

    Po ne e di me qe je Ilir Meta!!

    Përgjigju
  • Ervisa: 29/08/2022 13:29

    O zot kur flet ky me vjen per te vjell

    Përgjigju
  • Ani: 29/08/2022 13:24

    Ilir perpara se te flasesh per ramen shiko veten se ske mbajutur asnje llaf te nxjerr nga ajo goja e qelbur e jotia

    Përgjigju
  • Endri: 29/08/2022 13:21

    Ti je nje nga mashtrusat me te medhenj te keti vendi vetem shqiptar qe sje se shqiptari i mban fjalet qe thot perpara se te dalesh e te kritikosh dorzo ate floririn qe ke vjedhur maskara burr

    Përgjigju
    • Beni: 29/08/2022 13:37

      Like ben qimja jam kur do vish ne fier te bejme revolucion .

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama për VOA-n: Nuk komentoj punën e drejtësisë! Vetëm kur ka vendim gjykate si ai i një shpifësi recidiv

Rama për VOA-n: Nuk komentoj punën e drejtësisë! Vetëm kur ka vendim gjykate si ai i një shpifësi recidiv