Partia e Lirisë pretendon se Partia Socialiste në Lezhë po i bën shantazh administratës për të siguruar vota nga diaspora.
Në një deklaratë për mediat nën kryetari i PL Vivian Golemi, ka publikuar formularin i cili ju është shpërndarë administratës së bashkisë për ta plotësuar dhe sipas tij po i kërcënojnë me largim nga vendi i punës.
Partia e Lirisë u bën thirrje punonjësve të administratës që të denoncojnë rastet e shantazheve për të siguruar vota për Partine Socialiste, ndërsa u bën thirrje organeve të drejtësisë që të nisin menjëherë hetimet në lidhe me këtë çështje.