Denoncimi i PD-së për pezullimin e shërbimeve spitalore në Kurbin, Spahia: Shembull pa vizion i menaxhimit të shëndetësisë nga qeveria
Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia
PD ka denoncuar mungesën e shërbimit shëndetësor të specializuar në qytetin e Kurbinit. Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia ka publikuar në faqen e tij në Facebook, njoftimin e Drejtorisë së Shërbimit Spitalor Kurbin e cila thotë se shërbimi i mjekëve specialist, grafi, fizioterapi është pezulluar për shkak të shembjes së godinës aktuale e deri në marrjen me qira të një ambienti tjetër.
Spahia shkruan se 75 mijë banorët e Kurbinit të cilët do kenë probleme shëndetësore nuk do të kenë mundësi të trajtohen pasi askush nuk ka marrë masa që shërbimi të ofrohej diku tjetër para prishjes së godinës.
Sipas tij, ky është modeli i menaxhimit të sistemit shëndetësor nga ana e qeverisë dhe kryeministrit Rama. Ai thotë se të vetmin plan dhe vizion që ka kjo qeveri janë koncesionet korruptive dhe tenderat e errët.
Postimi i plotë i Spahias:
Ja si kjo qeveri i le qytetaret pa sherbim shendetesor! Qytetarët e Kurbinit mbeten pa shërbim mjekësor të specializuar sepse godina spitalore ku ato ofrohen do shembet!!! Pra secili nga 75 mijë banorët e Kurbinit, që do ketë probleme shëndetësore nuk do ketë mundësi të trajtohet sepse askush nuk ka marrë masa, që shërbimi të ofrohej diku tjetër para prishjes së godinës!!! Ja ku e ka katandisur shërbimin shëndetësor Edi Rama!
Ky është modeli permanent i menaxhimi të sistemit shëndetësor nga kjo qeveri me “duke parë e duke bërë”, pa pikë vëmendjeje se cfarë ndodh me shëndetin e qytetarëve. Eshtë një shembull i fundit krejt flagrant se sa pa vizion, pa strategji, pa plan e pa parashikim menaxhohet sistemi shëndetësor në vend, duke rrezikuar e jo garantuar shëndetin e qyetarëve!
Të vetmin plan dhe vizion që ka Edi Rama dhe shpura e tij janë koncesionet korruptive dhe tenderat e errët! Ato i piketojnë e realizojnë shumë mirë, ndërsa qytetarët i lenë në mëshirë të fatit! Shqipëria meriton më shumë – qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Është koha për ndryshim dhe shpresë të re, për një qeveri që mendon dhe u shërben qytetarëve, që nuk ua bën taksat koncesione e tendera korruptivë, por ua kthen në shërbime që u lehtësojnë të përditshmen.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
79.9%
-
Jo
11.2%
-
S'do votoj
9%
Vota total: 994
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'E lule lu, unë për ty, po ti...!' Rama i përgjigjet Bashës me VIDEO ironike: S'je më ai Lul tsunami, ke ra! Të tremb ai dreq bufi, të shkuli si dhemb qumështi me qysqi! 'Doktori' i ka lëshu pllumbat, i fiket llamba
2 Prill, 20:09
-
PD sulmon ‘Giro D’Italia’ dhe trajnerin e kombëtares Silvinjo: Po harxhohen 7 mln euro për një tur biçikletash dhe ca hajdutë që vijnë nga Italia! Trajneri paguhet me VKM të posaçme
2 Prill, 19:57
-
Roland Bejko: Lotët e krokodilit plak në Shkodër
2 Prill, 19:39
-
‘S’do ketë më spaleta e kolonelë në sporte!’ Berisha thotë se do zhbëjë edhe ligjin e sponsorizimeve, premton çfarë s’realizoi dot: Do i bëjmë sportet madhështore!
2 Prill, 19:25
-
‘PD dhe PS na vodhën programin!’ Basha prezanton Pëllumb Seferin te Njësia 8: Rama nuk tregon ku i ka shokët, projekti i tij ‘Shqipëria 313’! Shpiku bufin dhe gogolin
2 Prill, 19:07
-
Elbasan/ Kërkuan shpalljen emergjencë mjedisore, këshilltarët e opozitës braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Situata serioze, 8 bashki s’kanë ku depozitojnë mbetjet!
2 Prill, 18:22
-
Haklaj: Partitë e reja u krijuan kur Basha përjashtoi Berishën, refuzuan bashkimin me ne! Saliu i mashtroi, vetting politikës! Muçi: Jo qeveri me PD-PS, të tjerat parti individësh
2 Prill, 17:59
-
Berisha pohon para të rinjve se karrierën politike e ka fal Azem Hajdarit! I përgjigjet Ramës për 'bufin': Një meme e gjallë që ecën, e mbylli TikTok nga frika juaj
2 Prill, 17:11
-
Mbyllja e TikTok, Rama: Mbrojmë fëmijët, mos instaloni VPN! Propozoj që seriali ‘Adoleshenca’ të jepet në shkolla
2 Prill, 16:49
-
Kikia për Report TV: Partitë e vjetra janë kthyer në ‘klube miqsh’ dhe kryetarët në CEO! ‘Shqipëria bëhet’ nuk është e qartë se çfarë përfaqëson
2 Prill, 16:13
-
Paqe, jo amnisti! PS, lehtësi fiskale biznesit të madh: Çdo fitim mbi rritjen ekonomike tatim 5%, jo 15%
2 Prill, 15:16
-
Kodheli për Report TV: Diaspora fuqia jonë, PS do shkojë 20 mandate në Tiranë
2 Prill, 15:09
O Bardo a ke djek nai shkolle kohet e fundit?
Përgjigjuo pe*er o byth q*re qe lexon letrat e te tjereve shko bashkohu ne gaz bardhin Ferdinand xhaferin dhe hapni ndonje qender masazhi vetem per burra se je akoma i bukur
Përgjigju