ELBASAN - Një denoncim i çuditshëm vjen nga një 70-vjeçar: Efektivët e policisë më plaçkitën shtëpinë, më morën kavanozët me reçel, rakinë dhe bidonët me turshi. Për disa mund të ngjallë habi por për familjen e Ramazan Rreshkës nga Katundi i Ri i Elbasanit, këto prodhime janë mjaft të rëndësishme pasi me to “shtyjnë” dimrin. Nuk ka vonuar shumë nga denoncimi i tij në media, dhe ka ardhur reagimi i Policisë së Elbasanit, e cila mohon të ketë ndodhur një bastisje në shtëpinë e të moshuarit.
Sipas Policisë, është kryer një kontroll në lokalin e dhëndrit të tij Fatmir Ramollari, 47 vjeç i cili u arrestua në flagrancë pasi dyshohet të ketë futur mallra kontrabandë në biznes. Aty efektivët blu kanë sekuestruar disa shishe me pije alkoolike si dhe mallra të tjera pa fatura të blerjes, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale. Por policia mohon që efektivët të kenë hyrë në shtëpi e aq me teper pa autorizim dhe me dhunë.

Por si e tregon 70-vjeçari versionin e tij?
Ramazan Rreshka thotë se policët i kanë bastisur shtëpinë në kuadër të kontrollit që po kryhej për një plagosje të ndodhur pranë lagjes së tyre, një version i cili nuk përmendet në reagimin e policisë. 70-vjeçari thotë se blutë e Elbasanit kanë hyrë pa autorizim në shtëpinë e vajzës, banesa e së cilës ndodhet pranë lokalit të bashkëshortit të saj që u vu në pranga.
Rreshka denoncon në media, se policia hyri në banesën e tyre me dyshimin se mos fshihej autori i plagosjes së ndodhur në mbrëmje. Sipas tij, efektivët pasi nuk gjetën asgjë të dyshimtë, arrestuan dhëndrin e plaçkitën banesën. Ramazan Rreshka akuzon policinë për vjedhjen e prodhimeve që familja kishte përgatitur për dimër, kavanoze me reçel, 400 litra raki dhe bidonë me turshi.
Reagimi i Policisë së Elbasanit
Lidhur me pretendimin që ngre Ramazan Rreshka nga Elbasani, i cili pretendon se rreth orës 12 pas mesnate disa nga efektivat e policisë i kanë hyrë në shtëpi pa autorizim dhe me dhunë, pasi nuk kanë gjetur asgjë të paligjshme i kanë sekuestruar rakinë dhe ushqime të tjera ushqimore, nuk është aspak i vërtetë.
Specialistët e krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan kanë ushtruar një kontroll në lokalin e Fatmir Ramollari, 47 vjeç banues në fshatin Katund i Ri në Elbasan, bazuar në dispozita ligjore bënë arrestimin e tij në kushtet e flagrancës, pasi dyshohet të ketë futur mallra kontrabandë.
Nga veprimet e para hetimore dhe nga kontrolli i bërë nga efektivët e policisë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 56 shishe verë një litërshe e markës Snobi, pa pullën fiskale. 82 shishe me nga 5 litra raki, si dhe mallra të tjera pa fatura të blerjes së mallit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Ruajtja dhe depozitimi i mallrave që janë kontrabandë".

/Shqiptarja.com

VIDEO