Denoncohet live në “Pa Gjurmë” i humburi Adrian Bregu. 53-vjeçari u zhduk nga Sukthi i Durrësit

Mbesa e tij, në një lidhje telefonike sqaron për ’Pa gjurmë’ se ditën që 53-vjecari u largua ka patur të veshur një xhaketë ngjyrë të zezë, pantallona të zeza gjithashtu dhe dhe një çantë shpine blu të errët.

Në 29 janar ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ai vuante nga probleme të shëndetit mendor, prej 20 vitesh. Për herë të fundit është parë nga një shofer autobusi që e ka zbritur në zonën e Hamallës në Durrës. Ka thënë se po dilte vetëm për nje xhiro dhe do të kthehej prapë. Është hera e parë që daja largohet nga shtëpia. Ne kemi bërë denoncimin në polici në datën 30 janar. Ai frekuentonte shpesh një zonë që quhet ura e Tones, por ne kemi bërë kërkime në këtë zonë por askush nuk e ka parë pas humbjes. Daja nuk ishte agresiv, pavarsisht se vuante nga problem të shëndetit mendor.

53-vjecari është një person shtatlartë, 1.80 i gjatë, me flokë të thinjura. Kush ka informacion për Adrian Bregun, lutemi të na telefononi në të gjitha format tona të kontaktit:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00-16: 30

 

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK