Denoncoi humbjen e bashkëshortit në ‘Pa Gjurmë”, nusja largohet duke kërkuar divorcin: Nuk më intereson më, kam jetën time

Me zhdukjen e tij, më 7 shtator të vitit 2020, debatet në familje nuk kanë të sosur. Ndërsa ’Pa gjurmë’ ka rikthyer disa herë këtë histori, me shpresën për të rënë në gjurmët e të riut, një tjetër ngjarje ndodhi në familje. Nusja u largua përgjithnjë nga shtëpia, kur fillimisht braktisi për disa ditë foshnjen. Ajo u kthye për ta rimarë dhe aktualisht vajza 4 muajshe, jeton me nënën. Edhe pse e priti me muaj kthimin e bashkëshortit, e para që denoncoi humbjen tij në program, nuk dihen arsyet pse Leonora këtë të premte kërkoi të tërhiqet nga çdo kërkim për ish-bashkëshortin e saj Destanin. 

Vajzën e kam marr me vete. Unë nuk e lashë, ata ma mbajtën, më thanë është gjaku i djalit tonë. Kush është ajo nënë që lë fëmijën, unë nuk kam fjetur gjithë natën. Kam shkuar në polici dhe kam kërkuar ta marr  vajzën. Tani ajo është me mua. Po vendosa të largohem. Nuk mund ta prisja më.Unë kam mbaruar punë. Mora gocën dhe jam mirë. Të gjendet për prindërit e vet se janë gjynah. Unë nuk e kërkoj më. Gocën do ta mbaj unë, nuk ia coj atyre

I gjendur para faktit të kryer, tashmë nga ish-nusja, babai i Destanit shprehet shkurt: 

E respektoj vendimin e saj


Leonora ishte shtatzanë kur 27-vjeçari u zhduk, ndërsa pak muaj më pas erdhi në jetë vajza e tyre. Pavarësisht se bashkëshortja hoqi dorë, ’Pa Gjurmë’ vijon të jetë në kërkim të 27-vjeçarit. Gjatë transmetim live mbërritën sërish të tjera informacione që treguan një vendndodhje të mundshme të Destan Bushit në qytetin e Vlorës. 

Dëshmia 1: Destan Bushin e kam parë në zonën e Lungomares, në Vlorë. Ditën e djeshme në orën 11 të paradites, kam parë një zotëri të ngjashëm me këtë që kërkohet në program dhe ishte i veshur keq. Dukej që bënte jetën e një endacaku. Më kërkoi para dhe i merrej goja.
Dëshmia 2: Ditën e sotme në orën 13:00 e kam parë në qytetin e Vlorës. Vura re se i mungonin dy dhëmbët e parë dhe se ishte i parruajtur.

Shumë informacione kanë mbërritur edhe pranë familjes Bushi, pas publikimit të rastit por ende nuk kemi rënë në gjurmët e tij. 27-vjecari rezulton ende në skendën e të humburve prej 7 muajsh. Babai i tij, Ahmeti, i ftuar në emisionin ‘Pa Gjurme’ ka ngritur shpesh dyshimin se, Destani mund të jetë përfshirë në punë të jashtëligjshme, pasi shpesh telefonohej nga disa persona. Rrethanat e zhdukjes së të riut mbeten ende të paqarta, pasi në telefonatën e fundit me bashkëshorten ai i tha se do shkonte tek dentisti, por pak orë më pas u pa duke u larguar me një makinë të zezë, me disa persona të panjohur. 

 

 

 

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja