Nën moton “Depistimi shpëton jetë”, ka nisur fushata tre mujore për depistimin falas të kancerit të mitrës.
Gjatë muajve qershor-gusht pranë maternitetit ‘Koço Gliozheni’ do të ofrohet kryerja falas e Pap Testit dhe testimit të HPV. Këto analiza ndihmojnë në identifikimin e ndryshimeve parakanceroze para se të kthehen në sëmundje malinje.
Përfitues të shërbimit falas janë gratë e moshave nga 35 vjeç deri në 55 vjeç.
Kanceri i qafës së mitrës është i parandalueshëm dhe i trajtueshëm me sukses kur diagnostikohet herët.
Komente










